Të paktën 16 persona janë vrarë në sulmet izraelite në të gjithë enklavën e rrethuar që nga agimi, thanë burime nga spitali i Gazës për Al Jazeera. Zonat e synuara përfshijnë Khan Younis në jug, si dhe Gaza City dhe Jabalia në veri.
Nga këto veprime të ushtrisë, 4 palestinezë janë vrarë në një sulm ajror izraelit në zonën Jabalia al-Balad në veri të Gazës, sipas burimeve spitalore. Të njëjtat, nuk kanë arritur ende të njoftojnë një numër të saktë të plagosurish që i shtohen bilancit. Bilanci total i luftës së Izraelit në Gaza ka arritur në shifra tragjike, ku të vrarët janë të paktën 56,500 dhe të plagosurit 133,419 që nga tetori i vitit 2023. Shifrat janë të konfirmuara nga Ministria e Shëndetësisë së Gazës. /shqiptarja