Tre palestinezë mbeten të vrarë dhe shumë të plagosur nga ushtria pushtuese e izraelit e cila kreu një operacion në shkallë të gjerë në Jenin kete mengjes.(19 qershor 2023)
Burimet mjekësore palestineze raportuan gjithashtu se edhe 31 të tjerë u plagosën nga forcat pushtuese izraelite gjatë bastisjes së tyre në kampin e refugjatëve Jenin në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Gjashtë ushtarë izraelitë u plagosën gjithashtu në një pritë nga rezistenca palestineze e cila prej dekadash u ka rrezistuar pushtimit dhe genocidit izralit.
Mediat izraelite, duke cituar burime ushtarake, thonë se ushtarët izraelitë janë plagosur në një pritë nga luftëtarët palestinezë në Jenin, dhe disa prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Nga ana e saj, rezistenca palestineze pretendon se numri është shumë më i lartë, por izraeli po i fsheh viktimat e tij për arsyet e tyre politike.
Ndërkohë, mediat izraelite raportuan se avionët luftarakë izraelitë bombarduan objektivat në bregun perëndimor të pushtuar për herë të parë që nga intifada e dytë 20 vjet më parë.
Një helikopter ushtarak izraelit raportohet gjithashtu se ka bombarduar një objektiv në lagjen Jabriyat të kampit Jenin.
Ushtria izraelite tha se qëllimi i operacionit ushtarak në Jenin ishte arrestimi i palestinezëve të kërkuar, një referencë për luftëtarët palestinezë që kryejnë operacione rezistence kundër ushtrisë izraelite ose kolonëve të armatosur te cilet shpeshhere marrin me force tokat dhe shtepite e palestinezve.
Agjencia zyrtare e e lajmeve të Izraelit raportoi se ushtarët izraelitë u plagosën lehtë dhe mesatarisht kur një automjet i blinduar që i transportonte u shpërtheu gjatë tërheqjes nga një pozicion në Jenin.
Brigada Jenin e Brigadave Al-Quds, krahu i armatosur i Xhihadit Islamik, e cila eshte nje grup tjeter rezistent ndaj pushtimit izralit tha se anëtarët e saj u përleshën me forcat speciale izraelite në zonën Jabriyat të kampit të refugjatëve Jenin.
Deklarata e Gjysmëhënës së Kuqe
Nga ana tjetër, gjysmëhëna e kuqe palestineze tha se forcat pushtuese izraelite po pengojnë mbërritjen e ambulancave për të shpëtuar të plagosurit në Jenin, duke theksuar se një automjet ushtarak izraelit përplasi qëllimisht një ambulancë palestineze për të penguar mbërritjen e saj për të shpëtuar të plagosurit.
Arrestimet
E gjithë kjo erdhi disa orë pasi forcat pushtuese izraelite arrestuan 5 palestinezë gjatë një fushate bastisjesh ushtarake që përfshinte disa zona në Bregun Perëndimor.
Ushtria okupatore tha në një deklaratë se forcat e saj arrestuan tre shtetas nga qyteti Husan në rrethin e Betlehemit dhe arrestuan një shtetas nga qyteti Huwwara, në jug të Nablusit, përveç një djali nga qyteti Araba, në jug të Jenin.
Ne linkun e meposhtem gjenden edhe nje video gjate operacionit pushtues izraelit.
Palestinian Resistance group of Saraya al-Quds, Jenin Battalion, respond to the Israeli occupation aggression on Monday, June 19. (Video: Saraya al-Quds) pic.twitter.com/02VO0Y6pl3
— The Palestine Chronicle (@PalestineChron) June 19, 2023
/The Palestine Chronicle