Forcat izraelite që nga 7 tetori 2023 kanë arrestuar 5.980 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar. Në një deklaratë të përbashkët me shkrim të bërë nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacioni i të Burgosurve dhe të Liruarve të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës, u dhanë informacione për ndalimet e bëra në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori, kur Izraeli nisi sulmin e tij në Gaza.
Në deklaratë thuhet se forcat izraelite kanë kryer bastisje dhe ndalime intensive në Bregun Perëndimor që nga mbrëmja e djeshme dhe se përveç bastisjeve, shkeljet si rrahjet, kërcënimet ndaj njerëzve dhe familjeve të tyre, prishjet dhe dëmtimet e shtëpive, gjithashtu pati edhe sulm të drejtpërdrejtë me qëllim për vrasje. Me ndalimet e fundit, numri i palestinezëve të ndaluar nga Izraeli që nga 7 tetori shkoi në 5.980 dhe numri i palestinezëve në burgjet izraelite u rrit në 8.800, 80 prej të cilëve ishin gra.
Që nga 7 tetori, kur forcat izraelite nisën një sulm në Gaza, ka pasur një rritje të ndalimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor./AA