SPAK njofton Berishën dhe Malltezin se do të merren në pyetje, ja kur do të zhvillohen seancat

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar Jamarbër Malltezin dhe Sali Berishën se do të merren në pyetje si persona nën hetim për çështjen “Partizani”.

Ish-kryeministri do të merret në pyetje të enjten (18 janar), ndërsa dhëndri i tij ditën e nesërme.

Berisha është në hetim për veprën penale të korrupsionit së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

Si Berisha ashtu edhe Malltezi i kanë kundërshtuar akuzat dhe e kanë cilësuar hetimin si të orkestruar nga kryeministri Edi Rama. Gjithashtu, Berisha dhe mbështetësit e tij e kanë cilësuar këtë masë si përpjekje për asgjësimin e opozitës./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne