Meta sulme ndaj kreut të SPAK/ Reagon BE: Mbështesim luftën kundër korrupsionit

Ilir Meta nuk përmbahet ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.

Fyerjet dhe akuzat që kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë së fundmi ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit ka ngjallur reagime te shumta. Bashkimi Europian ka reaguar për kërcënimet, që Ilir Meta ka bërë ndaj Dumanit

Në reagimin e bërë në rrjetin social “X”, ambasada e BE në Tiranë, thekson se sulmet ndaj prokurorëve apo gjyqtarëve, nuk kanë vend në demokraci. Gjithashtu, Bashkimi Europian mbështet deklaratën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë duke i cilësuar sit ë papranueshme akuzat e bëra ndaj Prokurorisë së Posaçme.

Reagimi i plotë i BE:

Sulmet apo intimidimet kundër anëtarëve të gjyqësorit nuk kanë vend në demokraci. Ne mbështesim dënimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të deklaratave të fundit të papranueshme publike të drejtuara kundër SPAK. BE qëndron pranë magjistratëve dhe profesionistëve shqiptarë të angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne