Presidenti iranian: Operacioni ndaj Izraelit ishte i kufizuar

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi tha se vendi i tij e mbajti të kufizuar sulmin që kreu ndaj Izraelit. Sipas agjencisë zyrtare iraniane të lajmeve IRNA, Raisi vlerësoi sulmin ndaj Izraelit në fjalimin e tij në ceremoninë e festimeve për “Ditën e Ushtrisë” në kryeqytetin Teheran.

“Operacioni ‘Premtimi i Vërtetë’ (True Promise), shkatërroi madhështinë e Izraelit. Operacioni ishte i kufizuar. Nëse do të ishte kryer një sulm më i fortë, nga Izraeli nuk do të mbeste shenjë”, tha Raisi. Ai thekson se Izraeli pësoi disfatë strategjike në fushën e inteligjencës, sigurisë dhe atë ushtarake.

Anija luftarake e Iranit në Gjirin e Adenit

Komandanti i Forcave Detare të Ushtrisë së Iranit, Shahram Irani tha se anijet luftarake të vendit të tij ndodhen në Gjirin e Adenit dhe se ato shoqërojnë anijet tregtare të Iranit. “Flota e ushtrisë iraniane zhvillon detyrën e shoqërimit të anijeve tona tregtare. Aktualisht anija luftarake ‘Camaran’, ndodhet në Gjirin e Adenit dhe kjo detyrë do të vazhdojë deri në Detin e Kuq. Shoqërojmë anijet tona nga Gjiri i Adenit deri në Kanalin e Suezit”, tha ai.

Komandanti iranian theksoi se janë të gatshëm të mbrojnë edhe anijet e vendeve të tjera./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne