Ekskluzive! Baba Elidoni nga SHBA kundërshton Shtetin Bektashi!

Arjan Cani : Baba Helidoni ti dhe babai i Elbasanit Baba Admiri, jeni veshur, pra keni marrë detyrën nga Turqia sepse Baba Mondi nuk donte t`ju vishte si Baballarë. Të dy ju në fakt, ishit Dervishë të Baba Reshatit, dhe ti Baba Elidoni ke mbaruar teologji apo jo. Je dërguar me dekret nga Baba Reshati në Detroit, dhe ke mbaruar master për civilizimet në Detroit. Janë të sakta këto?

Baba Elidoni : Po shumë të sakta.

Arjan Cani : Shkurt, shikuesi do të dijë dicka rreth shkollimit tuaj fetar.

Baba Elidoni : Unë jam me origjinë nga Sevasteri  Vlorës, vij nga një familje bektashiane të cilët deri në vitin 1963 kanë qenë të lidhur me teqen e Golinbasit, e cila është një Teqe që ka qenë e drejtuar nga Baba Bektashi i cili fatkeqësisht ka vrarë veten për të mbrojtur Teqenë për të mos ju dorëzuar komunistëve. Familja ime dhe gjyshërit e mi kanë qenë të lidhur kanë qenë anëtarë të kësaj Teqeje. Pas Hapjes së fesë unë kam ndjekur shkollën e mesme pedagogjike në Berat. Pas kësaj me kërkesë edhe të Baba Reshatit jam dërguar në Turqi për të vazhduar studimet islame mbi artet islame pra mbi sufizmin. Pas kësaj kam ardhur në SHBA për të vazhduar master në historinë islame sic e shpjeguat edhe juve, momentalisht jam duke ndjekur studimet e doktoraturës në Otawa në Kanada

Arjan Cani : Po vetë jeton në SHBA në Micigan apo jo?

Baba Elidoni : Unë jam që prej vitit 2011 në SHBA, jam emëruar nga Baba Reshati si Dervish në këtë teqe pasi këtu ka qenë Baba Arshiu pasardhës i Baba Rexhepit, në një moshë shumë të madhe 104 vjecare dhe në pamundësi për kryer detyrat fetare, Baba Reshati më ka emëruar dhe më ka cuar Dervish të kësaj teqeje.

Arjan Cani : Tani, mund të më thuash Baba Elidoni ti aty në Amerikë je emëruar je në kujdestari të Kryqëshatës Botërore që është këtu në Tiranë apo si jo? Si është tamam raporti midis jush, keni lidhje?

Baba Elidoni : Cani,  Teqeja Shqiptare e SHBA është hapur në vitin 1954 nga Baba Rexhepi. Fotografia që ju shihni këtu pas meje, është një teqe historike që ka përfaqësuar dhe përfaqëson SHBA, Kanadanë dhe Australinë. Momentalisht ne jemi institucioni që mbledhim shqiptarët në këto 3 shtete. Përsa i përket marrëdhënieve me kryqëshatën  qëkur është hapur në 1954, ka patur sume edhe nga shteti komunist por edhe nga Kryqëshata në Shqipëri. Përpara disa ditësh mua më ka rënë në dorë një dokument që shfaqet edhe në ekran, ku tregohet lufta ose monjohja që Kryeqëshata shqiptare po bën. Kjo ka               qenë falë trysnisë së asaj kohe pushtetit të asaj kohe. Marrëdhëniet e teqesë Bektashiane me Kryeqyshatën janë rivendosur pas vitit 1992 pasi sic e dimë Baba Rexhepi ka qenë në listën e 101 të dënuarve me vdekje nga shteti komunist. Marrëdhëniet e tyre kanë qenë vëllazërore midis Baba Rexhepi dhe të ndjerit Baba Reshat Bardhi kanë qenë më shumë marrëdhënie honorifike, përsa i përket cfarë ndodhi më pas , pasi sa ka qenë gjallë Bba Reshati kemi patur shumë po shumë marrëdhënie të mira, një marrëdhënie vëllazërore kjo në bazë edhe të Kanunores që Baba Rexhepi që ka caktuar për këtë teqe. Teqeja jonë është e pavarur por ai ka dashur që gjithmonë të kemi marrëdhënie vëllazërore me teqenë në Shqipëri.

Arjan Cani :Por cfarë ka ndryshuar tani?

Baba Elidoni : Ka ndryshuar, por përpara se të shkoj atje do të doja ti përgjigjesha pyetjes tënde në fillim se pse ne si Teqe u detyruam të marrim dorë apo të zgjedhim një murshid tjetër jo në Shqipëri. Komisioni i këtushëm në SHBA i është drejtuar disa herë Kryqëshatës s ë Tiranës, i është drejtuar disa herë Baba Mondit, që të gradohem Bba se kjo Teqe ka patur nevojë të kahershme që të ketë një baba duke qenë e vetmja Teqe në këtë kontinent ku qindra mijëra besimtarë, një pjesë e madhe e tyre duhet të shikojnë detyrimet fetare që mund ti kryejë vetëm një Baba. Duke ditur se edhe një pjesë e mirë e shqiptarëve janë edhe pa dokumenta nuk mund të udhëtojnë drejt Shqipërisë për ti kryer këto shërbime. gjithmonë kërkesat tona kanë marrë përgjigje negative dhe ne jemi detyruar që të shkojmë të kërkojmë dekret shpirtëror, dekret hyjnor në Turqi. Jo sepse kemi dalë kundër kryeqëshatës apo se nuk kemi patur dëshirën e mirë të bashkëpunojmë me ta, po kanë qenë gjithmonë dyert e tyre të mbyllura, për të pranuar nnjë klerik të ri të shkolluar.

Arjan Cani : Po ky muhabet ka qëkur vdiq Baba Reshati, pra qëkur është në krye Baba Mondi?

Baba Elidoni : Po ka që atëherë , gati 15 vjet. Por dua të shpreh dicka, që edhe vetë themeluesi i kësaj Teqeje, hirësia e tij Baba Rexhepi nuk ka marrë dekret nga Tirana për të qenë Baba. Sepse Tirana e ka shkarkuar edhe si Dervish edhe si Muhib dhe nuk e ka pranuar asnjëherë.

Arjan Cani : Po juve, edhe me ju është sjellë në të njëjtën mënyrë Baba Mondi?

Baba Elidoni : Po të njëjtën gjë ka bërë edhe sot, po ta shikosh letrën…

Ermir Gjinishi : Ka refuzuar edhe këta janë detyruar të shkojnë jashtë.

Arjan Cani :Juve për tu njohur si Baba në komunitetin tuaj në SHBA  ju jeni të detyruar që tju njohë Kryqëshata në Tiranë të nxjerrë dekret si quhet?

Baba Elidoni : Jo nuk është e vërtetë. Vetë Baba Reshati ka ardhur si Dervish në vitin 1992  tek Baba Rexhepi i cili në atë kohë ka qenë i graduar KhalifeBaba nga Bedri Nojani i cili ka qenë Kryegjyshi botëror i Bektashinjëve në Turqi në Izmir. Ka ardhur pranë Baba Rexhepit dhe ka kërkuar që ti japë gradën Baba dhe KhalifeBaba që janë grada që merren vetëm nga Baballarët. Një Baba sic është Baba Mondi  nuk mund të bëjë Baba të tjerë por vetëm Muhipë dhe Dervishë.  Edhe unë nuk mund të bëj dot Baballarë. Momentalisht Baba Mondi është vetëm Baba nuk është me gradë Khalife ose Dede Baba, është thjeshtë vendosur me 8 firma nga një komision  e cila do të thosha është e para herë në historinë e Bektashizmit  që një Kryegjysh Botëror vendoset me 8 firma, pa një Kongres sic kanë bërë të parët tanë, sic e ka bërë Baba Reshati dhe të tjerë.

Arjan Cani : Pra shkelet Statuti.

Baba Elidoni : Po. Është bërë shkelje e Statutit të komunitetit Bektashian dhe nuk besoj që Baba Mondi nuk do që të veshë Dervishët por Baba Mondi e kupton vetë që nuk e ka të drejtën shpirtërore ti japë dikujt një gradë për ta veshur Baba.

Ermir Gjinishi : Kjo është.

Baba Elidoni : Janë me qindra dhe  mijëra punime Cani, edhe pse ti edhe unë mund ta pranojmë, janë me qindra punime shkencore, Profesorë që kanë punuar me Bektashizmën dhe dihet shumë mirë sesi vishet një Baba apo si vishet një Dervish dhe ai nuk e ka të drejtën që ta bëjë këtë.

Arjan Cani : Në qoftë se unë e kuptova mirë Baba Elidoni, ju thoni se për cdo hall që keni , po për cdo hall, gjatë këtyre 15 vjetëve që drejton teqenë Baba Mondi këtu në Tiranë, përvec se keni gjetur derën e mbyllur. Përvec se keni gjetur derën e mbyllur, ju jeni të detyruar që për cdo gjë ti drejtoheni Turqisë, pra në Izmir.

Baba Elidoni : Për të plotësuar nevojat tona shqipërtërore klerikale po është e vërtetë. Ne jemi detyruar të drejtohemi aty ku Baba Rexhepi ishte drejtuar më parë. Sepse Baba Rexhepi ka qenë i detyrurar të shkojë sepse Shqipëria deri në 1992 ka qenë e mbyllur. Derisa ka qenë Bba Reshati gjallë deri në vitin 2011, para se ai të ndërronte jetë ne kemi qenë të gjithë të lidhur dhe të gjithë kërkonim shërbime tek Baba Reshati, ka qenë Baba Arshiu përpara nesh dhe ka qenë i lidhur me Baba Reshatin. Mbas ndërrimit jetë të tij, ka ndodhur një shkëputje e pakuptueshme, të gjitha dyert e këtij institucioni në Tiranë kanë qenë të mbyllura dhe ne kemi gjetur vetëm përgjigje negative shpifje urrejtje. Përpara disa ditësh mua më ka rënë në dorë një dosje e madhe e një profesoreshe të madhe amerikane Francis Ritz, e cila  ka bërë studime disa vjecare që në kohën e Baba Rexhepit. ajo përpara disa ditësh ndërroi jetë dhe familja e saj na ka dorëzuar të gjithë arkivin e saj që besoj se në të ardhmen mund të publikojmë disa prej tyre. Por është vërtetë e turpshme të shikosh mënyrën letrat sesi Tirana i drejtohet fetarëve, sesi Tirana i trajton klerikët, dhe si Tirana mundohet të poshtrojë cdo klerik që mundohet të punojë për bektashizmën.

Arjan Cani :E kuptova dhe pyetja e fundit para se tia lë fjalën Gjinishit : 1. A e njihni ju Kryeqyshatën Botërore të Tiranës, kreun e saj dhe a mund të konsiderohet kjo si kryeqendër botërore e bektashinjëve të botës. 2. Cfarë e lidh Edi Ramën apo Ramsin sic i them unë me Baba Mondin, apo si të thuash pse kjo marrëdhënie aq e ngrohtë e Ramsit me Baba Mondin di ti të më thuash ndonjë gjë më shumë ca i lidh këta dy njerëz që duan të bëjnë shtetin bektashinj?

Baba Elidoni : Marrëdhëniet tona me Kryeqëshatën që në kohën e Baba Rexhepit marrëdhëniet me Baba Reshatin kanë qenë gjithmonë honnorifike. Ne nuk kemi asgjë të dokumentuar. Ky institucio këtu varet nga një Statut i cili është hartuar nga Baba Rexhepi dhe funksionon me bazë në shtetin e Michiganit. Marrëdhëniet tona kanë qenë gjithmonë vëllazërore dhe bazuar në atë statut, pra kleriku duhet të jetë gjithmonë shqiptar të dijë shqip dhe të ketë ardhur nga Shqipëria. unë vetë jam dërguar këtu nga Kryqëshata nga ish Kryegjyshi i fundit i bektashinjëve Baba Reshati. Pra nuk është problemi se nuk duam të bashkëpunojmë me Kryeqyshatën por problemi është se Kryeqyshata ka shkelur statuti dhe duhet të bëjë një kongres që të emërojë personin në krye. Baba Mondi nuk është vendosur me kongres në krye të Kryqëshatës por  nga një gjykatëse që sot ajo ndiqet nga SPAKu. Pra këto janë probleme që duhen zgjidhur përpara se të pyetemi a jemi të lidhur me Kryqëshatën apo jo. Patjetër jemi , ne kemi marrëdhënie vëllazërore me vëllezërit shqiptarë, Teqeja bektashiane i ka dyert e hapura për të gjithë shqiptarët dhe për silindo që dëshiron të na vizitojë.

Arjan Cani :Do ta bëjë dot Baba Mondi dhe Ramsi shtetin bektashinj apo jo.

Baba Elidoni : Kryeministri Edi Rama, është një e vërtetë që Z. Rama ka bërë shumë për bektashinjtë që nga mbarimi i odeonit dhe më mbrapa i ka dhënë një ndihmë të jashtzakonshme. Por unë do ti lutesha Z Rama të futej më në brendësi të problemeve që ne kemi brenda. Sot për sot Komuniteti Bektashian është një nga komunitetet me pasuritë më të mëdhaja  në Shqipëri dhe nuk mund të lihet gjithë ajo pasuri vetëm në dorën e një  personi që mund ta përdorë si të dojë si të jetë pronë e tij private. Komuniteti Bektashij nëse do të ketë këto pasuri e bën vetë shtetin bredna një dite nuk ka nevojë nga askush.

Arjan Cani :Po cfarë pasurish ka?

Baba Elidoni : Janë me mijëra, me mijëra vetëm në bregdet, teqeja bektashiane ka mbi 50ha tokë.

Arjan Cani : Ku ku i ka në c`vend?

Ermir Gjinishi : Në bregdet. Po kanë prona sa të duash.

Baba Elidoni : Në pjesën e Ksamilit ne kemi goxha prona të mëdha.

Arjan Cani : Pra ti po më thua që ka aq prona Teqeja në Shqipëri sa që në thelb po më lë të kutptohet që ky shteti i famshëm bektashinj, që po trullos dynjanë këtu, që është hedhur nga Ramsi, nuk është gjë tetër vecse kthimi i pronave apo jo.

Gjinishi : Jo i ka të kthyera pronat.

Baba Elidoni : Do të ishte gjë e mirë por nuk besoj se është qëllimi i kthimit të pronave. Pronat ka 15 vjet që nuk janë kthyer.

Gjinishi : Ka disa që janë kthyer.

Arjan Cani : Atëherë Gjinish merru me Baba Elidonin se ti më thua që janë kthyer , Babi thotë jo.

Gjinishi : Jo nuk do merrem me këtë pjesë.

Baba Elidoni : Janë kthyer shumë pak prona. Por momentalisht mesa kam ndjekur kryeministri as vetë nuk është i qartë se cfarë kërkon dhe ku do të dalë me kët shtet bektashi. Njëherë thoshte do të jepet një status njëherë thoshte do të jepet nej shtet. Kjo është një paqartësi. Por ju thashë, ne kemi gati 15 vjet që nuk njihemi si klerikë.

Arjan Cani :Por cili është qëllimi sipas jush, sepse të gjithë e njohin nuk është se bën gjëra se i leu në zemër, ka gjithmonë një qëllim ka gjithmonë një prapaskenë në kokë. Ka gjthmonë një gjë që do ta arrijë, cili është qëllimi sipas teje?

Baba Elidoni : Nuk e di . Unë di këtë që , Z. Rama ka gjithë këto vite unë nuk e kam parë ndonjëherë të shkojë për ndonjë vizitë a festë tek Komuniteti Bektashinj. Aty afër e ka dhomën ku pikturon por nuk ka shkuar ndonjëherë tek Baba Mondi ta urojë.

Arjan Cani : Po cili është qëllimi pra di të ma thuash ti duhet të jesh njeri i lirë se jeton në Michigan nuk është se ke problem nëse di gjë.

Baba Elidoni : Nuk jam i qartë nuk mund të jap asnjë mendim që të hedhim teori kot dmth. Për këto Gjinishi është më i aftë.

Gjinishi : Mirmbrëma faleminderit që u bëre pjesë e emisionit tonë Zonë e Lirë. Sinqerisht do t ëdal pak nga konteksti.

Baba Elidoni : Vetëm do të shtoja dicka. Ju falenderoj që më keni ftuar dhe bërë pjesë të emisionit. Po do të kisha dëshirë të shikoja klerikët shqiptarë të dilnin dhe të flisnin ata më në brendësi të problemeve dhe se cfarë ndodh në Shqipëri në të vërtetë, dhe më vjen keq që unë nuk shikoj asnjë klerik shqiptarë që të dalë të flasë në televizion. Besoj që kanë edhe trysni nga dikush që nuk do që të dalin apo që i pengon.

  • Po sigurisht. Jam dakort me ty.

Gjinishi : Baba Elidoni më vjen mirë që komunikuam me ty këtu në emision për dy arsye.E para ju jeni trashëgimtar apo vazhdimësi e shkollës shqiptare bektashiane, qoftë të asaj të Detroitit me atë që e nisi Teqenë e Detrotit gati 100 vite përpara. Unë e kam lexuar atë libër të mrekullueshëm që është nga librat më të bukur bektashian Mbi Misticizmin Bektashian, por më vjen mirë që ju jeni pikërisht pika e kontaktit të atij brezi por edhe i vazhdimësisë sepse jeni i dërguari me dekret të posacshëm   i Baba Reshatit për të mbuluar teqen e shqiptarëve dhe nevojat e besimtarëve të SHBA, Kanadasë dhe Australisë. Nga ana tjetër sinqerisht më vjen keq që bektashizmi këtu në Shqipëri, identifikohet me një njeri të paditur dhe të pashkolluar ashtu si më gëzon fakti që ju jo vetëm që jeni teolog, jo vetëm që jeni mistik i shkolluar i lexuar po vazhdoni në universitetet më të mira të SHBA, ashtu sic është edhe Babai i Elbasanit dhe dy tre klerikë të tjerë, ndoshta edhe më shumë që gjithashtu kanë qenë nxënës të Baba Reshatit i cili investoi shumë në kohën e tij, për të ngritur intelektualisht, kulturalisht  të gjithë stafin e ardhshëm të  komunitetit bektashinj, të cilët ne në ditët e Bba Mondit, ashtu sic thatë edhe ju për të ardhur keq, i gjejnë dyert e mbyllura në shtetin e tyre amë. Unë e mirëkuptoj shumë mirë modestinë tuaj si klerik, dhe më vjen shumë mirë që jeni i rezervuar për ti diskutuar në detaje cështjet e Komunitetit bektashinj. Por sic e përmendët edhe ju problemi më i madh i bektashizmit shqiptar është legjitimiteti dhe niveli i ulët i lidershipit. Nuk mund tju dekretojë Baba Mondi ju, nuk mund tju thhërrasin në kongres, sepse Baba Mondi është një nivel i pashkolluar , është fare i pashkolluar dhe e ka shumë të vështirë  të ulet me nivelet tuaja.Ju sapo u kthyet , më njoftoi një miku im, nga një konferencë  në Arabinë Saudite, konferencë ndërkombëtare. A e dini që Baba Mondin nuk e thërret askush në asnjë konferencë mund të bëjë vizita sa të duash nëpër këto kancelaritë politike por në konferenca nuk e thërret  për një arsye shumë të thjeshtë, është njeri i pashkolluar. Ky është halli më i madh. Nëpërmjet shtetit bektashi kërkohet që të shkatërrohet bektashizmi shqiptar. Mua më vjen mirë dhe të falenderoj pafundësisht që jeni nga të paktët njerëz që e ngrini zërin për këtë që po i ndodh bektashizmit shqiptar me një histori të jashtëzakonshme dhe uroj që kolegë tuaj miq tuaj, miq të mi e shqiptarë të ndershëm,  të bashkohen dhe ti thonë stop kësaj  nisme. Një nisme që ka marrë një lider laik sic është Edi Rama, i cili përpos halleve tjera i shton shqiptarëve edhe këtë hall bashkë me një të paditur sic është Baba Mondi. Faleminderit shumë unë nuk do tju bëj asnjë pyetje.

Gjinishi : Midis tê tjetave projekti i shtetit bektashinj është një projekt sorrosian dhe iranian.

Arjan Cani : Po pse është sorrosian iranian?

Gjinishi : Të dy palët janë të përfshira aty. Është sorrosian sepse, ja po të sjell nja dy elementë të thjeshtë.  Sara Knafault  është një eurodeputete franceze e cila para disa ditësh .

Arjan Cani : Po eurodeputete franceze bashkëshortja e Erik Zemurit.

Gjinishi : Ajo kritikoi pafundësisht fondet evropiane, njëlloj sic u bë auditi i USAID të bëhet edhe për fondet evropiane, sepse hidhen miliona euro në mënyrë të padukshme për të promovuar atë që quhet islami evropian. Këtu bashkohet me idenë e Baba Mondit dhe idenë e Ramës për islamin liberal por nuk është puna e pushtetit për të përcaktuar se cili është liberali dhe konsevatori prandaj është një frymëzim totalisht liberal sorrosian.

Arjan Cani : Janë dhënë fonde për të promovuar islamin liberal?

Gjinishi : Sigurisht që kjo është në këtë kontekst, në Evropë po patjetër sepse,  po se e ka vërtetuar zonja.

Arjan Cani : Po kanë ardhur edhe në Shqipëri këto?

Gjinishi : Patjetër pra. Fryma është kjo, ideja sorrosiane e liberalëve  për të shkatërruar kombin religjonin dhe familjen, liberalët e majtë. Ky është një projekt që përkon me projektin sorosian dhe këto fonde që janë dhënë në Evropë.

E dyta : kush është problemi i iranianëve , pse iranianët janë të përfshirë në këto gjëra. Të kujtoj, para viti 2005 ka bërë një kongres të vetin Baba Mondi këtu në Shqipëri, më kujtohet se unë kam qenë në sallë atë ditë, në krah të tij ishte ambasadori iranian dhe përfaqësuesi  i ambasadës amerikane sapo e pa u largua menjëherë  në mënyrë demostrative.  Rasti tjetër është në 2028 në mos gabohem , në festën e 22 marsit, u përhap fjala dhe vazhdon akoma të diskutohet të manipulojë propagandën ndaj rilindjes, që dy iranianë donin të vrisnin Baba Mondin dhe Pandeli Majkon. Ju kujtohet historia apo jo?

Arjan Cani :  Qesharake!

Gjinishi : Kjo jo vetëm është qesharake por propaganda në këtë vend ka arritur në nivelet që ia kalon cdo diktature të botës sepse asnjë gazetar nuk shkon të bëjë verifikime. Edi si është historia mo Cani, se ata të dy iranianë që erdhën ishin ftuar nga Baba Mondi, nga Kryeqyshata, me vizë ka dokumente në ambasadën e Shqipërisë në stamboll ka dokumente në Ministrinë e Jashtme, i kishte ftuar Baba Mondi për të regjistruar festën e Sulltan Nevruzit në Shqipëri. Ata në darkë pasi mbaruan regjistrimin shkuan dhe bënë një regjistrim nga lart të iranianëve të MEK-ut që jetojnë në Manzë. I kapi shteti jonë dhe u quajt provokacion i madh etj etj dhe pas 3 orësh i lirioi. Ndërkohë që këtu u krijua miti që këta donin të vrisnin Baba Mondin dhe Pandeli Majkon.

Arjan Cani :Cfarë perle!

Gjinishi : Se Majko është edhe orthodoks tani, hakde merre vesh se cfarë bëhet në këtë vend.

Arjan Cani :Po për cfarë e futën Pandeliun ato?

Gjinishi : As e di fare si hyri në atë listë, po këta të dy ishin objektivat. Pra dy njerëz që i kishte ftuar vetë ky Baba Mondi.

Arjan Cani :Pra mashtrues ordiner i niveleve të larta.

Gjinishi : Pra unë mund të them që kjo mund të ishte një lojë  për ti treguar pjesës tjetër të botës se shiko se unë nuk kam punë me iranianët se këta duan të më vrasin dmth. Sepse ka edhe dokumente të tjera, se Irani ka patur edhe fondacione këtu në Shqipëri, dhe kanë edhe dokumenta ata edhe para, unë të kam thënë që mund të dalin edhe gjëra të tjera nesër. Edhe unë këto gjëra po ia them me shumë dashamirësi kryeministrit të Shqipërisë : Edi kujdes me shtetin bektashinj se nuk është lojë aq e thjeshtë. Mund të të dalin gjëra që ti ndoshta edhe nuk i di fare , po fatura është shumë më e madhe se sa kaq  për Shqipërinë. Ai nuk e di që gjërat janë kaq thellë.

Por ajo që mund të them po, që është projekt sorrosian me frymëzim sorrosian dhe që Irani patjetër ka gjëra se është i përfshirë këtu të mos futemi pastaj sesi u emërua Baba Mondi, se cfarë bëri Rasim Hasani, kush e detyroi Baba Sadikun të tërhiqej nga kandidimi, kush ishte ai personazh i cili e thirri në zyrë dhe e kërcënoi sepse ka qenë pasardhësi i zotit Kulla ai që e zëvendësoi Kullën në Komunitetin shtetëror të Kulteve. Ka edhe gjëra të tjera që unë sinqerisht e kuptoj mirësjelljen e Baba Elidonit se nuk janë gjëra për tu thënë për publikun, por Rama i ka të gjitha mundësitë se është kreu i qeverisë, ti verifikojë gjërat sepse janë shumë më të thella se kaq.

Arjan Cani :Po pse e ka mendjen te këto?

Gjinishi : Po nuk e pati mendjen nesër do dalin e nuk mund të thotë se dija.

Arjan Cani : Mund ti bëjnë dëm po thua ti?

Gjinishi : Po sigurisht janë cështje shumë të dëmshme, janë shumë të dëmshme.

Arjan Cani :Faleminderit Gjinish, Baba Elidoni?

Gjinishi : Unë vërtetë doja të përforcoja pak fjalët e Gjinishit, do kem kënaqësinë të ndaj me juve një punë shumë të madhe të studjueses Fransis, atë që do të na lejojë Komisioni i Teqesë. Janë dokumente shumë interesantë që flasin që nga viti 1926. Ju uroj suksese dhe Zoti ju ruajte

Arjan Cani :Faleminderit shumë.

Arjan Cani :Gjinish je i paparë për këtë kontribut që më dhe me Baba Elidonin. Ti the shumë gjëra në fakt mirë bëre se hodhe vetëm karremin nuk është se e zure peshkun sot, se ti je peshkatar i vjetër se hedh vetëm karremin e di ti kur do vijë peshku por jo sot. The disa gjëra jo Irani  jo Sorrosi e këto. Shumë interesante ajo që the pak më parë por ajo duhet ndjekur duhet investiguar. Sa para mund të ketë marrë Shqipëria, ajo eurodeputetja që kishte ngritur akuzat nëpër televizionet franceze qenka projekt ky.

Gjinishi : Po Irani a ka hedhur para këtu, ngre pyetjen unë se unë nuk di gjë.

Arjan Cani :Po pastaj na komplikohet se themi nëse është kjo axhendë, c`ne Izraeli që e mbështet?

Gjinishi : Nuk e mbështet Izraeli. Këto janë gënjeshtra të papara. Ideja që e mbështet Izraeli dhe e mbështet SHBA është gënjeshtra më e madhe. Të të them dicka Cani? gjatë kohës së pandemisë Bba Mondi bashkë me 3 të tjerë aplikuan për vizë amerikane dhe iu refuzua atyre 3 të tjerëve.

Arjan Cani :Po Babai  e mori?

Gjinishi : Po ai e ka se kanë pasaportë diplomatike liderët fetarë, do ishte skanda i madh ti refuzohej atij. Por e kuptoni cfarë do të thotë kjo, njerëzit që shoqërojnë kreun e bektashinjëve tu refuzohet hyrja në SHBA. Mos abuzoni kot me ndërhyrjen e Amerikës, Amerika nuk futet kurrë në cështjet e brendshme të institucioneve fetare, harrojeni këtë pjesë.

Transkriptuar nga Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne