A ka vrare MEK-u Rrahman Mohammedianin, ndersa shkruan letra ne emer te tij sikur beri me Hadi Sani Khanin ne 2021?

Nga Gazeta Impakt

Rrahman Mohammedian një ish-anëtar i MEK-ut i cili ne vitin 2018 eshte larguar nga organizata terroriste muxhahedine, pasi kaloi me shume se gjysmen e jetes i mbyllur ne kampin misterioz të MEK, se fundmi duket se eshte marre peng perseri nga MEK-u. Rraham Mohammediani i cili ka qene nga anetaret e shoqates Asila ne Tirane, pasi eshte larguar nga kulti ka rrefyer ne shume shkrime dhe intervista per menyrat e torturave dhe trajtimeve cnjerëzore që ngjasojnë me « Fermën e kafshëve » të Orwell. Rrahmani ka treguar sesi MEK-u i detyronte anetaret e saj të trushpëlarheshin ne dogmatikë e utopikë, dhe ktheheshin ne kamikaze per Maryam Rajavin.

Pas largimit nga MEK-u Mohammediani i tregoi publikut shqiptar vuajtjet në kampin e Manzës per te cilin edhe botoi një libër me shoqaten ASILA. Por si pasoje e persekutimit dhe sulmit muxhahedin, mbylljeve ne kampin e Karrecit etj me ne fund ai u arratis drejt Greqisë por pa rezultat. Ai u kap dhe u trajtua si kriminel nga Policia e Shtetit Shqiptar e cila ka nje bashkepunim shumë të ngushtë me MEK.

Saga e Rrahman Mohammedianit perfundoi me nje arratisje tjeter te tij ne Greqi, dhe pas kesaj, ne menyre misterioze Mohammediani pretendon qe tanime eshte jashte Shqiperise. Dhe pasi eshte larguar nga Shqiperi diku ne Evrope Mohammediani i cili ka bere video dhe libra per te dokumentuar terrorizmin muxhahedin ne Shqiperi, pretendohet qe ka shkruar nje leter ne te cilen akuzon shoket e tij per agjentë e spiunë, dhe pranon edhe vete qe te kete qene nje agjent iranian.

Mohammediani pretendohet qe ti kete cuar nje leter faqes muxhahedine, Iran Efshagar, ku nen emrin Abdolrahman Mohammadian, ai pranon – sikur benin personat qe dhunonte Sigurimi i Shtetit ne kohe te komunizmit qe eshte :një ish-agjent i regjimit iranian në Shqipëri, qe rekrutuar nga shërbimi i njohur sekret iranian, MOIS, per te vepruar kundër anëtarëve të Organizatës Mojahedin (MEK) që jetojnë në vend.

Personi qe shkruan ne emer te Abdolrahman Mohammadian perserit genjeshtrat e MEK-ut. Ai perseri false flag operacionin e Maryam Rajavit te vitit 2018 ku flitet për  ngjarjen e deportimit të dy iranianëve nga festa e Nevruzit të Bektashinjëve në Tiranë dhe me pas akuzon gjithe shoket e tij qe nga Ehsan Bidi, Mustafa Beheshti (Milad), Mehdi Soleimani, Reza Mazginnejad, Ibrahim Moradi, Khalil Ansarian, Hassan Heyrani, Gholamali Mirzaei  shoke me te cilet ai ka luftuar kunder shpifjeve dhe terrorizmit muxhahedine si agjente iraniane. 

Profili i Hadi Sanikhanit perpara zhdukjes se tij ne vitin 2020

Shkrimi i shkruar ndoshta nga burri i pare i Maryam Rajavit, Mehdi Abrishamchi dhe ndoshta edhe Behzad Safari akuzon gazetaret e Nju Jork Times, Le Monde, dhe gazetare te tjere Perendimore te cilet kane vizituar Shqiperine dhe dokumentuar kultin muxhahedin si agjente iraniane.

Letra te cilet armata muxhahedine ka shkruar ne emer te Abdolrahman Mohammadian sulmon edhe nje numer qytetaresh shqiptare, te cilet ne vitet e fundit kane publikuar dhe denoncuar krimet e MEK-ut. Olsi Jazexhi, Gjergji Thanasi, Dashamir Mersuli, Erisa Idrizi, Aldo Sulollari jane disa nga qytetaret shqiptare te cilet jane perdorur nga ambasada iraniane dhe Ministria e Inteligjencës kunder armates terroriste muxhahedine.

Shkrimi qe armata muxhahedine ka leshuar ne emer te ish-muxhahedinit Abdolrahman Mohammadian i ngjan copy paste shkrimit qe muxhahedinet ben ne emer te ish-terroristit muxhahedin Hadi Sani Khani ne vitin 2021 i cili u rrembye nga muxhahedinet dhe qe nga viti 2021 nuk dihet me fati i tij.

Profili i Rrahman Mohammadian dhe postimet e tija kunder MEK-ut

Letra qe MEK-u ka leshuar ne emer te Abdolrahman Mohammadianit eshte shume shqetesuese. Abdolrahman Mohammadian ka qene nje luftetar i paepur kunder terrorizmit muxhahedin. Ai shkruar libra, ka dhene intervista, ka bere shkrime qe dokumentonte terrorizmin muxhahedin dhe natyren okulte te sektit te Maryam Rajavit, Mehdi Abrishamcit dhe Massoud Rajavit.

Letra qe MEK ka leshuar ne emer te Abdolrahman Mohammadian eshte shume poshteruese. z. Mohammadian pranon qe eshte agjent iranian. Edhe sikur z. Mohammadian te ishte agjent, nje njeri i lire kurre nuk do pranonte dicka te ketille. Nje person qe pranon qe eshte agjent e ben nje gje te ketille vetem ne kushte dhune fizike dhe psikologjike. Por probabiliteti me i madh eshte qe z. Abdolrahman Mohammadian mund te jete zhdukur, ashtu sikur u zhduk nga MEK-u ish-muxhahedini Hadi Sani Khani.

 

Libri i autorit iranian Abdolrahman Mohammadian nga “Roberia ne Roberi”

Hadi SaniKhani eshte zhdukur qe ne vitin 2020 dhe deri me sot askush nuk di se cfare behet me te. Profili ne Facebook i Hadi Sanikhanit ka ngelur pa postime qe nga viti 2020.

Gazeta Impakt dyshon qe edhe Abdolrahman Mohammadian mund te jete zhdukur, vrare apo marr peng sikur Hadi Sanikhani. Nje veshtrim ne profilin online te z. Mohammadian tregon qe ai nuk ka qene me aktiv ne Facebook qe nga viti 2022.

Por cfare do qe te kete ndodhur, e kaluara e Hadi Sanikhanit dhe z. Abdolrahman Mohammadian kane dokumentuar deshmite e tyre kunder kultit muxhahedin. Libri i z. Mohammadian “Nga Roberia ne Roberi” ka dokumentuar torturat, vrasjet, dhunen psikologjike, terrorizmit, dizinformacionin, genjeshtrat, shpifjet qe sekti i Maryam Rajavit ka bere dhe ben ne vite per te roberuar dhe mbajtur si pengje lufte me mijera iraniane, ne kampin Ashraf te Irakut dhe kampin Ashraf 3 ne Shqiperi.

Z. Abdolrahman Mohammadian edhe pse mund te jete zhdukur, vrare apo marr peng sikur Hadi Sanikhani ka lene pas libra te shkruar dhe intervista pa fund, me media shqiptare dhe nderkombetare, ku ai vete me ze dhe me figure ka rrefyer ne liri te plote natyren okulte dhe mizore te kultit muxhahedin.

Letra qe Maryam Rajavi dhe dashnori / ish-burri i saj Mehdi Abrishamchi ne bashkepunim me komanden e larte muxhahedine i kane drejtuar Sekretarit te Përgjithshëm të OKB-së, Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Sekretari i Përgjithshëm i Amnesty International, Federata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, Kryeministri dhe Ministrat e Brendshëm, të Jashtëm, të Drejtësisë dhe Shefi i Policisë së Shqipërisë, Komiteti Ndërkombëtar në Kërkim të Drejtësisë, Grupi i Miqve të Iranit të Lirë në Parlamentin Evropian duhet pare me shume shqetesim.

Maryam Rajavi dhe bashkepunetoret e saj muxhahedine duhet te hetohen per rrembimin dhe fatin e Hadi Sanikhanit dhe Abdolrahman Mohammadian. Policia e shtetit ne Shqiperi, policia e antiterrorit, Ministria e Brendshme, SPAK-u etj duhet te nisin nje hetim urgjent per te kuptuar se ku ndodhet Abdolrahman Mohammadian.

Ndersa organizatat nderkombetare, duhet te shohin intervistat qe Abdolrahman Mohammadian ka dhene per media te ndryshme dhe shohin sesi ai tregon sesi MEK-u dhunon dhe kercenon iranianet qe jetojne ne Shqiperi. Me poshte eshte nje nga intervistat e Abdolrahman Mohammadian perpara zhdukjes se tij misterioze.

Ex-iranian mojahedins ask UNHCR to save them from MEK and Jihad in Albania

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne