23 mijë grekë në Shqipëri, OMONIA: Refuzojmë të dhënat e Cens-it, mungesë transparence!

OMONIA ka reaguar lidhur me rezultatet e Censit 2023 dhe në një deklaratë të ndarë për mediat, thuhet refuzojnë të dhënat e Censit. Sipas OMONIA-s, përfaqësuesit e minoriteteve në Shqipëri refuzojnë të dhënat dhe kërkojnë që për minoritarët të bëhet një tjetër regjistrim i posaçëm. Sipas të dhënave të publikuara nga Censi për vitin 2023, në vendin tonë jetojnë rreth 23 mijë grekë. OMONIA thotë se nuk ka bazë të besueshme të dhënash dhe se sipas tyre janë përjashtuar nga mbledhja dhe përpunimi i të dhënave.

Po ashtu, në deklaratë thuhet se ka pasur mungesë transparence dhe pretendohet se “në raste të përsëritura, njësitë familjare të pjesëtarëve të minoriteteve nuk u vizituan nga anketuesit e ngarkuar.”

Lënda: Takim i formacioneve politike dhe organizatave të minoriteteve kombëtare në Tiranë për procesin e Regjistrimit Popullsisë në Shqipëri. Refuzojnë rezultatet dhe parashtrojnë kërkesë për procedurë të posaçme të regjistrimit ekskluzivisht për minoritetet me respektim të parimit të vetidentifikimit.

Të Mërkurën e kaluar, 17 Korrik 2024, me iniciativë dhe koordinim të Kryetarit të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut z. Vangjel Dule, u organizua në Tiranë takim me pjesëmarrjen formacioneve politike dhe organizatave përfaqësuese të minoriteteve kombëtare në Shqipëri.

Çështje ekskluzive e diskutimeve përbënte procedura e Regjistrimit Popullsisë Cens23 që u realizua në vend gjatë vitit të kaluar dhe rezultatet së fundmi të shpallura nga Autoriteti Shtetëror i Statistikave – INSTAT.

Pas diskutimeve u adoptua bashkërisht  teksti i  konkluzioneve paraprake për pikën e vetme të rendit të ditës së Takimit, që  u përgatit nga ana e Bashkimit Demokratik të Minoritetit Etnik Grek OMONOIA,  si grupi më i rëndësishëm nga madhësia numerike dhe impakti historik, sikundër dhe më i mirëorganizuar në politika të sanksionimit dhe zbatimit të politikave që lidhen me Minoritetet Kombëtare.

Në përmbyllje u konkludua duke nënvizuar se procesi shtetëror i regjistrimit refuzohet nga gjithë spektri i përfaqësuesve të minoriteteve, që nga njëra anë i bën rezultatet e publikuara të pabesueshme dhe për pasojë të refuzueshme dhe nga ana tjetër nxjerr në pah probleme më thelbësore që lidhen me diskriminime dhe represione të minoriteteve.

Politikat qeveritare në këtë fushë karakterizohen nga elementë të mentalitetit totalitarist nacionalist që për rrjedhojë nuk përputhen me angazhime detyruese të vendit nga anëtarësia në konventa ndërkombëtare respektive dhe as me parakushtet që imponohen të përmbushen në kuadrin e integrimit në BE.

Përfundimisht  gjithë pjesëmarrësit e interesuar në vend,  kërkojnë që rezultatet e shpallura të mos mirën parasysh në implementimin e politikave qeverisëse për minoritetet.

Për më tepër pretendojnë arsyeshëm aplikimin e një procedure adekuate ekskluzivisht për regjistrimin e demografisë dhe dhe gjeografisë së komuniteteve të pjesëtarëve të Minoriteteve Kombëtare me zbatim rigoroz të së drejtës dhe kriterit të vetidentifikimit.

Më herët, Omonia deklaroi se shpërndarja e vërtetimeve të pronësisë për shtëpi në Himarë është gënjeshtra e radhës e pushtetit të Edi Ramës. Sipas Omonias, ato që shpërndahen janë letra false. Omonia e sheh këtë veprim të qeverisë si tentativë për manipulim të elektoratit.

Deklarata

OMONIA Himare denoncon sot me vendosmeri dhe i ben me dije opinionit publik dhe votuesve se shperndarja e vertetimeve te pronesise per shtepite e vjetra banoreve dhe votuesve Himariote eshte genjeshtra e rradhes e pushtetit te kalbur e te korruptuar per te mashtruar votuesit Himariote.
Keto vertetime pronesie te shperdara nga Kandidati qe ka kapercyer 3 here ylberin ne politike vetem e vetem qe te jete brenda ne “tepsi” jane fiks si jeta e tij politike, nje miks mashtrimesh e premtimesh te pa mbajtura. Keto vertetime pronesie nuk jane certifikata pronesie, jane letra fallco!
Keto vertetime te leshuara ne prag zgjedhjesh jane gjithashtu vepra penale ne seri, ndikim i paligjeshem ndaj zgjedhesve dhe manipulim i elektoratit.
Keto vertetime pronesie per shtepite e vjetra jane nje fllucke elektorale. Shtepite e Himarioteve jane aty prej qindra vitesh. Ska Zot ti luaje nga vendi e ska Tave Pushteti qe ti ve ne dyshime!
Pushteti dhe Kandidati “fake” te ndajne certifikatat e pronave te Himarioteve qe ne fakt deri tani nuk kan dhen asnje. Te deklarojne qe sjane vegla te Oligarkeve, qe me urdherin e tyre hapin porten e Kakomese per ta mbyllur prape ne daten 5 Gusht!
Aleanca e Hajduteve per Bashkine Himare u pa dhe u provua nga suporti I lalit te Tiranes te ardhur ne Jale per ti vene syrin pronave te Himarioteve autoktone!
Ky eshte modeli …. Hajduti suporton genjeshtarin!
Himariote, mos harroni !! Keta hajdute nuk thone genjeshtra!
Keta jane vete genjeshtra!
Ju po e shihni vet me ke po dalin te bejne fushate e te kerkojne vota! /Tpz

 

 

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne