Grimca historike/ Perse anglezet kane caktuar kufijte e te tjereve ?

Nga Petro Prodani

Grimca historike
Perse anglezet kane caktuar kufijte e te tjereve ?
Fare ‘thjesht’. Ne fillim ata kane caktuar kufijte midis tyre. Kete e kane bere nepermjet ligjit te shkrojtur, firmosur dhe vulosur. Dhe natyrisht te zbatuar me perpikmeri.
Kjo eshte arsyeja thelbesore se perse ndikimi britanik u shtri ane e mbane Botes.
Dje mu dha rasti, dhe nderi, te c’fletoj nje liber te vitit 1780 ku jepen te dhena te detajuara mbi simbolet/stemat e perdorura ne Mbreterine Britanike, dhe disa mbreteri te tjera.
Krijimi dhe mbajtja e simboleve percaktohej dhe mbrohej me ligj. Ne kete fushe ishte organizuar nje sistem i tere i cili kishte per detyre zbatimin e rregullave perkatese. Imitimi apo vjedhja e simboleve mund te conte deri ne vdekje.
Me poshte tregohet faqja qe ben fjale mbi disa institucione arsimore, perfshi universitetin e njohur Cambridge/Kembrixh. Duke filluar nga shekulli i 13-te, shkollat ne Britani mbanin simbolet e tyre te regjistruara prane administrates qeveritare.
Ne gjuhen shqipe mungon terminologjia e perdorur ne fushen e simboleve dhe shenjave identifikuese, qe ne vetevete perben nje faqe unike ne historine e ndertimit te mbreterive/shteteve perendimore, dhe jo vetem.
Hajde tani ti mbushesh mendjen “Cunave te Londres”, drejtorit te Arkivave ne Tirane, disa historianeve, apo dhe vete Kryeministrit Shqiptar, qe Bota ka rregulla, duke filluar qe nga lidheset e kepuceve, pa lere kepucet vete …

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne