Policia ka dhënë detaje nga atentati ndaj boksierit të Vllanisë, Arjon Kajoshi, ngjarje e ndodhur mesditën e sotme në Shkodër. Ai po kthehej nga stërvitja kur ndaj mjetit ku udhëtonte është qëlluar me armë zjarri.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30, ndërsa janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit/ve “Rreth orës 12:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti “Land Rover” në lëvizje, në pronësi të shtetasit S.K.
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, dhe dokumentimin ligjor të rastit”, raporton policia./tpz