28 Nëntori ka përçarë shqiptarët, Jazexhi: Rilindja e gangsterëve përdor simbolet e komunizmit!

Historiani Olsi Jazexhi thotë se Festa e 28 Nëntorit ka përçarë gjithmonë shqiptarët që nga 1912 pasi sipas tij sapo Ismail Qemali shpalli pavaresinë Esat Pashë Toptani e shpalli atë tradhëtar.

Nga ana tjetër përdorimin e simboleve të komunizmit në festimet e 28 Nëntorit e sheh problem të qeverisjes të cilën Jazexhi e quan bandë gangëstere e rilindjes.

“28 Nëntori i ka përçarë Shqiptarët që në 1912. Kur Ismail Qemali shpalli mëvetësinë në Vlorë, Esat Pashë Toptani me armatën shqiptare që mbronin Shkodrën e shpalli Ismail Qamalin tradhëtar. Gjykata e Sheriatit e Gjirokastrës e dënoi me vdekje.

Pra 28 Nëntori i ka ndarë shqiptarët që kuru formua ky mit shtetformimit shqiptar. Ashtu sikundër Rilindja, banda e gangësterëve përdorin simbolet e komunizmit megjithse se për mua ata janë sorositë. Kështu ka ndodhur edhe në të kaluarën, ku çdo regjim i ka përdorur simbolikën për interesa të vetat”, tha Jazexhi ne emisonin “Kafe Shqeto” ne SyriTV./Gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne