Izraeli miraton aneks buxheti të paprecedentë për të mbuluar nevojat e luftës në Gaza

Qeveria izraelite ka miratuar një aneks buxheti, të përshkruar si të paprecedentë, me një vlerë prej rreth 8 miliardë dollarësh për të mbuluar nevojat e luftës kundër Gazës. Sipas transmetuesit publik izraelit KAN, aneks buxheti i ri prej 30 miliardë shekelësh izraelitë do të mbulojë kostot e financimit të luftës deri në fund të vitit. KAN raportoi se Benny Gantz, i cili është anëtar i Këshillit të Kabinetit të Luftës së Izraelit, përveç kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe ministrit të mbrojtjes, Yoav Gallant, kundërshtuan buxhetin.

Ofir Gendelman, zëdhënësi i kryeministri izraelit, dje tha se aneks buxheti do të mbulojë nevojat ushtarake, si dhe koston e kujdesit për familjet e izraelitëve të plagosur dhe të vrarë, si dhe për familjet e anëtarëve të mbajtur pengj në Gaza. Javën e fundit, disa raporte izraelite dhe ndërkombëtare vlerësuan se lufta izraelite kundër Gazës do të ketë efekte në ekonominë izraelite. Në kuadër të masave të luftës ushtarake izraelite, afër 360 mijë rezervistë u thirrën për detyrë, duke ushtruar presion të mëtejshëm mbi kostot ekonomike të Izraelit.

Pas 7 tetorit, Izraeli gjithashtu ka evakuuar gati një të katërtën e 1 milion izraelitëve nga zonat afër Gazës dhe nga zonat veriore pranë kufirit të tij me Libanin, si dhe i ka strehuar në hotele dhe rezidenca me shpenzimet e qeverisë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne