Grabitën argjendarinë nën kërcënimin e automatikut, zbulohet mjeti luksoz që përdorën hajdutët për t’u arratisur

Tre persona të armatosur me një automatik kanë grabitur rreth një kilogram flori pasditen e sotme një argjendari në Kamëz dhe më pas janë arratisur me një automjet BMW.

Jane siguruar pamjet e automjetit luksoz BMW X6, ngjyrë e bardhë, që është përdorur nga tre grabitësit për t’u arratisur nga vendngjarja, ndërsa besohet se autorët i janë drejtuar më pas Laknasit. Po ashtu raportohet se autorët që kanë ardhur nga Fushë Kruja kanë përdorur targa të falsifikuara për mjetin.

Një nga autorët sipas dëshmisë së pronares ka pasur dialekt jugor ndërsa të tre grabitësit kanë arritur të marrin rreth 1 kilogram flori nga argjendaria.Raportohet se targat që janë vendosur në automjetin tip BMW X6, që u përdor për arratisjen e tyre, i përkasin një automjeti tjetër tip Hyundai. Mësohet se këto targa ishin kopjuar nga autorët dhe ishin vendosur në automjetin që u përdor gjatë grabitjes.

Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes dhe identifikimit të autorëve./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne