28-vjeçari gjendet i pajetë në rrugë, çfarë thotë policia

Tragjik ka rezultuar fati i një 28-vjeçari nga Delvina, i cili ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 14:20, në lagjen nr.1 të Sarandës. Burime zyrtare thanë se behet fjale për shtetasin Laert Zani, banues në Fushë-Veri Delvinë.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=lBOo-18RApI]
Policia u njoftua nga qytetarët se një person ishte gjetur i pajetë në një rrugicë, ndërsa kishte shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

I riu ka qenë në punë e sipër duke shtruar kabllo televizioni nëpër banesat e kësaj lagjeje dhe dyshohet se duke rënë në kontakt me rrymën elektrike të tensionit të lartë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me ngjarjen.
Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne