Një zjarr përfshiu garazhdin e një kompleksi pallati në Komunën e Parisit në Tiranë.
Strukturat e Mbrojtjes Civile të Bashkisë Tiranë njoftuan se flakët u vunë nën kontroll nga 10 efektivë zjarrfikës që shkuan në vendin e ngjarjes.
Si pasojë e zjarrit janë djegur 3 makina të parkuara. Ndërkohë banorët janë evakuuar dhe nuk paraqitet rrezik për ta. Aktualisht ka ende prezencë tymi.
Dyshimet paraprake janë se shkaku i zjarrit të jetë bërë një shkëndijë elektrike. Megjithatë zjarrfikësit dhe policia po vijojnë punën për të hetuar plotësisht rrethanat e ngjarjes./tvklan.al