Vendet gjithashtu përshëndetën marrëveshjen e fundit të armëpushimit në Gaza dhe u bënë thirrje të gjitha palëve që të respektojnë dhe zbatojnë marrëveshjen.
51 vende kanë deklaruar se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) mund të luajë rol në ofrimin e ndihmës urgjente dhe afatgjate për Shtetin e Palestinës.
Në një deklaratë të përbashkët, këto vende, përfshirë Türkiyen, Mbretërinë e Bashkuar, Spanjën, Italinë dhe Kinën, thanë se IAEA-ja është një organ i autorizuar që mund të luajë një rol të rëndësishëm në ofrimin e ndihmës urgjente dhe afatgjate për Shtetin e Palestinës për të ndihmuar në lehtësimin e gjendjes humanitare në Rripin e Gazës.
Deklarata e përbashkët u lexua me zë të lartë gjatë takimit të Bordit të Guvernatorëve nga Levent Eler, përfaqësuesi i përhershëm i Türkiyes në zyrën e OKB-së në Vjenë.
Sipas deklaratës, IAEA mund të kontribuojë në adresimin e nevojave të Shtetit të Palestinës në fusha të tilla si mjekësia bërthamore, testimi jo-shkatërrues, si dhe në vlerësimin e ndotjes së tokës, ajrit dhe ujit.
Vendet gjithashtu përshëndetën marrëveshjen e fundit të armëpushimit në Gaza dhe u bënë thirrje të gjitha palëve që të respektojnë dhe zbatojnë marrëveshjen.
Deklarata shprehu shqetësim të thellë për kushtet humanitare në territoret e pushtuara palestineze, veçanërisht në Gaza, si dhe kujtoi se sasia e ndihmës humanitare që hyn në Gaza mbetet “ndjeshëm nën” atë që ishte rëndë dakord sipas armëpushimit./trtbalkan


















