“Shumica e reformave kanë koston e tyre financiare, por jemi të gatshëm të zbusim koston ndaj udhëheqësit e KE kanë vendosur, 6 mld euro duhet të ndihmojnë rajonin. Kjo është sasia e fondeve që i jepen vendeve anëtare. Deri në 2027 rajoni do marrë të njëjtin intensitet ndihme. Pas 2027 do ishte e vështirë që rajoni të thoshte nuk jemi gati akoma. Në 10 vite rajoni duhet të dyfishojë ekonominë”, tha ai.

I pyetur në lidhje me atë që mund të presin rajoni dhe Shqipëria vitin e ardhshëm, komisioneri tha se BE pret që vendet të sjellin vetë ide në lidhje me atë që duhet të ndryshohet. “Presim që rajoni të na sjellë ide se çfarë duan të ndodhë vitin e ardhshëm, ku janë pengesat për qeveritë dhe qytetarët, që të tregojmë ndryshime të prekshme për qytetarët.

Financimet shtesë do jenë për përpjekjet që duan për reformat që vendet të vijnë në BE”, tha ai./BW