600 funksionarë u prekën nga dekriminalizimi, ish-zyrtari i ekstradimeve: Ka edhe shumë të tjerë. Ja disa prej tyre

Ligji i mjaft-debatuar i dekriminalizimit, ka prekur rreth 600 funksionarë nga viti 2015, zbulon emisioni “Inside Story” ne Top Channel.

Mes tyre politikanë dhe zyrtarë të niveleve të ndryshme që rezultuan me probleme penale në të shkuarën e tyre. Problemet ishin të natyrave të ndryshme, nga shoqërimet në policinë vendase apo të huaj, arrestim, dënim penal për akuza nga më të rëndat tek ato më të lehta.

Sipas të dhënave të Institutit të Studimeve Politike, të paktën 100 zyrtarë të niveleve të larta humbën postet e tyre nga efektet e ligjit. Në këtë listë nuk bëjnë përjashtim deputetë që humbën mandatin si Dashamir Tahiri , Shkëlqim Selami, Aqif Rakipi, Gledion Rahovica, Armando Prenga dhe Arben Ndoka.

Të tjerë si Mhill Fufi, Artan Gaci dhe Omer Mamo dhanë shenjat e gishtërinjve me kërkesë të prokurorisë. Kryebashkiakë të sapobetuar, humbën detyrën apo u dënuan më pas për akuzën e falsifikimit mbasi kishin fshehur të kaluarën problematike jashtë Shqipërisë.

“Krimi është intensifikuar shumë janë rritur përmasat e krimit , nuk njeh më kufij. Qëkur ushtroja detyrën dhe unë jam përpjekur që këtë shqetësim tua bëj prezent edhe autoriteteve cili ishte shqetësimi , krimi sikurse e vini re edhe ju ka shkuar deri në Amerikë Latine, Azi, Australi Afrikë të jugut dhe në këto përmasa shteti duhet të ishte disa hapa më përpara’ u shpreh Arben Braçe, ish-drejtor i ekstradimeve.

Ligji për pastërtinë e figurës, shpesh përdorej në luftën politike edhe për akuza të paprovuara. Prokuroria, nëse gjente indicie niste një proces verifikimi nëse deklaruesit kishin dhënë informacione të sakta për të shkuarën. Ndryshe funksionon me zbardhjen e aplikacionit SKY, që ndihmon në çeljen e një procedimi penal të menjëhershëm në momentet e identifikimit të përdoruesit.

Janë të shumtë emrat që dyshohet se kanë përdorur SKY apo përmenden në biseda mes bandave. Por, deri sot si përdorues realë sipas SPAK janë vërtetuar dy ish deputetët Jurgis Çyrbja dhe Arben Ndoka.

Ky i fundit në arrati për 6 akuza të rënda, vrasje e mbetur në tentativë ndaj Aleks Ndrekës, sigurim i kushteve për të eleminuar Durim Bamin si dhe grup kriminal. Nuk është e largët koha kur Arben Ndoka ishte deputet I Partisë Socialiste dhe mbasi doli në dritë e kaluara e tij prej dekriminalizimit, ai publikoi një letër ku sqaronte pozitën e tij duke u vetkonsideruar si një i dënuar nga fati./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress