“75 milionë euro kredi nga Banka Botërore”, Kumbaro: Do të investojmë në impiantin e ujërave të ndotur në lumin Vjosë

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar një marrëveshje me Bankën Botërore për një kredi prej  75 milionë euro për të investuar në sistemin e impiantit të ujërave të ndotura në lumin Vjosë. Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro tha se në këtë projekt që do mbajë emrin “deti blu” marrin pjesë 8 bashki. Ajo tha se investimi do menaxhohet nga ministria e Turizmit.

“Miratuam një marrëveshje kredia me BB prej 75 milionë eurosh për të investuar në sistemin e impiantit të ujërave të ndotura që lagen nga ujërat e lumit Vjosë. Nuk mund të kemi një park të tillë nëse nuk merremi me sistemin e mirëmbajtjes

Është një punë e gjatë që kurorëzohet sot. Ka një emër karakteristike kjo marrëveshje, “Deti blu”.

Është një investim që do menaxhohet nga ministria e turizmit. Janë 8 bashki që do jenë pjesë e projektit.

Praktikisht jemi gati për të nisur puna nga projekti. Është një program asistence për menaxhimin, por edhe për biznesin që do të drejtohen drejt ekosistemit”, tha ministrja Kumbaro./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne