Krijoi 8 llogari false në rrjete sociale me emra të personave të tjerë, arrestohet 31-vjeçari nga Elbasani

Arrestohet për falsifikim kompjuterit një 31-vjeçar nga Elbasani, i cili akuzohet se për rreth një vit, krijoi 8 llogari false në rrjete sociale, me të dhëna të shtetasve të tjerë.

Specialistët e Drejtorisë për Hetimin e Krimit Kibernetik, të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me ata të Seksionit për Hetimin e Krimit Kibernetik, të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në vijim të një procedimi penal, të iniciuar në Prokurorinë e Elbasanit, për një rast të veprës penale “Falsifikimi kompjuterik”, finalizuan operacionin policor të koduar “Kredencialet”.

Si rezultat i këtij operacioni u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. T., 31 vjeç, banues në fshatin Shijon, Elbasan.

Nga veprimet hetimore rezultoi se 31-vjeçari, gjatë periudhës tetor 2022-shtator 2023, ka krijuar 8 llogari false, duke përdorur në kundërshtim me ligjin, të dhëna të shtetasve të tjerë.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. T., Policia sekuestroi me cilësinë e provës materiale, 2 celularë nëpërmjet të cilëve ky shtetas menaxhonte llogaritë.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./BW

 

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne