A DO TË NDRYSHOJNË PESHORET E POLITIKËS GLOBALE?

Eduart Thartori

Parë nga aspekti gjeopolitik botëror, dhe konfliktet e superfuqive, mendoj se ato do të ndryshojnë shumë shpejt.
Konflikti më I madh Global supozohet të jetë Konflikti i kampit Amerikan me Kinën
Në kampin Amerikan, bëjnë pjesë krejt Europa bashkë me Ballkanin, Turqia, Lindja e Mesme, Vendet e Gjirit Persik. Pastaj në Azi bëjnë pjesë Japonia, Australia, Koreja e Jugut, Taivani, India, Afganistani, Pakistani etj..
Në kampin Kinez, bëjnë pjesë Kina, Irani, Koreja e Veriut, Rusia (është Aleate por jo e sigurtë)
Orvatjet e dekadave të fundit të Kinës për të depërtuar në Europë, I shohim në tradhëtitë historike të Francës. E cila ashtu si me mongolët kur I ftonte të pushtojnë Poloninë dhe pjesën tjetër të Europës. Bënte aleanca edhe për pushtimin e Lindjes së Mesme, ashtu Makron edhe sot ka orvatje të sjellë Kinën në Kontinentin Europian. Këtu edhe Italia ka pjesën e vet të orvatjeve.
Mirpo në këtë kamp po shohim sesi po orvaten të futen edhe regjimet diktatoriale të Egjiptit, Sudanit, Arabisë Saudite, Emiratet dhe të tjera vende të vogla në Afrikën Lindore. Në këto vende mësimi I gjuhës Kineze ka hyrë si lëndë nëpër shkolla. Cka lent ë kuptojmë se atop o përpiqen të ndryshojnë krahun e tyre.
Nga ana tjetër edhe Izraeli, në mënyrë specifike, po saboton Bamirësin e saj më të madh që ia detyron ekzistencën e vet, Amerikën. Janë zbuluar të dhëna në CIA se MOSADI Izraelit ka shitur të informacione amerikane tepër të ndjeshme tek Kinezët.
Por edhe Turqia po mundohet të vendosë një ekuilibër mes sulmeve amerikane dhe perëndimore në përgjithësi dhe tundimeve Kineze. Në të gjitha këto vende, e vetmja që vërtetë ka të drejtë morale ta bëjë këtë është Turqia në fakt. Pasi ajo është sulmuar nga Perëndimi vazhdimisht këto dy dekada. Por gjithsesi ajo nuk ka lejuar të anojë në asnjërin krah dhe vazhdon të jetë zyrtarisht Antare e Natos.

CFARË MUND TË NDODHË ?
Nëse Turqia, shkon nga ana e Kinës?
Nëse Egjipti, shkon nga ana e Kinës?
Nëse vendet arabe gjithashtu shkojnë në anën e Kinës?
Kjo do të ishte vdekje për Amerikën dhe Europën gjithashtu. Arsyeja?
Sepse nëse Kina do të merrte Turqinë në anën e saj, ajo do të kishte mundësi të dominonte Bosforin.
Nëse merr edhe Egjiptin dhe botën Arabe, krejt ngushticat jetike të botës kalojnë në duart e Kinës. (Suezi, Hurmuzi, Adeni,). Madje krejt Mesdheu do të bëhej një liqen Kinez.
Në këtë mënyrë Europa dhe Amerika do të vdisnin shpejt. Dhe Amerika do të kthehej në kontinentin e Lëkurkuqëve me Cadra indiane.

CFARE PO BËN AMERIKA ?
Amerika ka nisur të kuptojë se duhet të ndryshojë qasjen e saj në Lindjen e Mesme dhe në Azinë Qendrore.
Fillimisht ka nisur të lëshojë pe, në mbrojtjen e saj pa kushte të Izraelit. Zëra po dëgjohen përditë në Kongresin Amerikan, që të hiqet Imuniteti ndaj këtij Shteti Barbar.
Gjatë këtyre dy viteve të shkuara, kemi parë se Amerikanët e kanë ndryshuar politikën e tyre me Afganistanin. Ata nuk po e konsiderojnë më Lëvizjen TALEBAN si armiq. Përkundrazi kanë nisur ta armatosin atë për ta bërë barrierë të fortë përballë invazionit Kinez, si dikur me BASHKIMIN SOVIETIK.
Po ashtu Amerikanët kanë bërë përpjekje të fusin në gjirin e tyre edhe Indinë, por kjo i ka kushtëzuar armiqësinë me Pakistanin. Andaj kemi parë tensione kohët e fundit mes Amerikës dhe Pakistanit.
Tashmë faza tjetër e forcimit të murit Perëndimor përballë invazionit Kinez, është forcimi i Turqisë. Ata e dijnë shumë mirë se vetëm Erdogan dhe AKP mund të bëjë një Turqi të fortë. Pasi e kanë matur forcën e Opozitës turke që synon në coptimin e Turqisë në Federata. (Pasi janë po amerikanët që e kanë përgatitur atë në këtë mënyrë)
Kështu do të shohim se Turqia do të lihet e lirë të vazhdojë forcimin e saj për të qenë si dikur MURI MBROJTËS I Perëndimit nga invazioni I Lindjes (Si dikur ndaj Komunistëve të BRSS)
Ndërsa në Egjipt, Arabi Saudite, Emirate krejt këto vende do ta ndryshojnë regjimin. Pasi Amerika e di se ato nuk janë regjime që mund tu bëjnë ballë invazioneve nga jashtë, sepse vetë I ka përgatitur. Për këtë arsye do ti zëvendësojë ata me qeveri Islame të cilat janë e vetmja garanci se mund të përballojnë Sulmet Kineze në rajon. Kështu në pak kohë më vonë do të shohim sesi regjimet saudite, emiratatse, egjiptiane, dhe krejt diktaturat e tjera në Rajon, do të rrezohen dhe do të zëvendësohen me qeveri Muslimane të cilat Xhihadin e kanë në plan të parë, ndaj Armikut.
Nëse këto ndodhin, atëherë nuk do të ekzistojë më një shtet I quajtur Izrael. Sepse sic thotë edhe George Ë. Bush: “Mjafton muslimanëve tu lihet vetëm një vend I lirë dhe ata mblidhen të gjithë dhe bëjnë Perandorinë e tyre nga Spanja në Indonezi” Në këtë fazë, kjo është në interesin jetik të Amerikës. Sepse vetëm Gjigandi i fjetur Islam mund ta gjunjëzojë Kinën. Nga ana tjetër ti shtojë disa vite jetë edhe Superfuqisë Perëndimore.
Orvatje ka edhe në Kapjen e Rusisë, ose sëpaku neutralizimin e saj jashtë aleancës me Kinën. A do të shkojë Rusia me Kinën? Mundësia është e madhe. Por jo e plotë. Mjafton që asaj ti bëhen disa “oferta” në Ballkan, nga Amerikanët atëherë ajo mund ta ndryshojë Timonin kundër Kinës. Asaj mund ti premtohet nga Amerikanët dalja tokësore për në detrat e ngrohta, nëpërmjet Serbisë, Kosovës dhe Veriut të Shqipërisë. E sigurisht në këtë mënyrë ajo do të vazhdonte e qetë projektin e saj të influencës në Europë. Ndoshta edhe mund të arrihet një marrveshje e tillë. Sepse të kesh edhe Rusinë si Aleate e Kinës, për Kampin Perëndimor, do të ishte një humbje shumë e madhe.

A mund të jetë kjo plotësimi i Profetësisë së Pejgamberit Muhamed a.s I cili thotë:
(Do të bëni paqe me Rrumët( Botën Kristiane sot), Ju dhe Ata do të luftoni të njëjtin armik që është pas tyre. Do ti mundni ata dhe do të fitoni shumë plackë lufte. Pastaj, në një vend të quajtur Lugina Telul, një njeri prej të krishterëve, do të ngrejë kryqin dhe do të thotë: Kryqi fitoi. Pastaj dikush nga muslimanët e vret atë. Aty prishet marrveshja dhe Fillojnë betejat e mëdha. Ata do të dalin para jush me 80 flamuj (80 shtete) në cdo njërin prej tyre dhjetë mijë ushtarë… ) Sahih el Xhamiu
(Në atë kohë, në Ditën e madhe të Hermagedonit, Kampi I Muslimanëve do të jetë në Damask dhe rrethinat e tij. Në atë luftë nga pala e krishterë do të marrin pjesë rreth 800 mijë ushtarë. Por edhe nga pala muslimane do të marrë pjesë një numër pothuajse aq. Pasi edhe muslimanët do të bashkohen nga të gjitha vendet për atë ditë.
Në ato beteja, një e treta e ushtrisë Muslimane zbrapset –Të tillët tek Allahu nuk do të falen kurrë. Një e treta tjetër do të bien dëshmorë. Ndërsa Një e treat e mbetur, do të fitojë Luftën.

PS: Për të ruajtur Amanetin, pjesën thelbësore të mendimeve të këtij shkrimi e kam huazuar nga Youtuberi i njohur dhe analisti politik SABIR MESHHUR në këtë video:

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne