Iftari qe ambasadori i Izraelit Noah Gal Gendler, ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe Kryegjyshata Bektashiane ka organizuar ne Tirane ne 11 maj 2021, ku ka marre pjese edhe myftiu gylenist i Tiranes Lauren Luli ka shkaktuar irritim dhe denoncimin e shume besimtaresh dhe hoxhallaresh muslimane. Ata e kane denoncuar kete iftar turpi me ambasadorin e nje vendi pushtues dhe dhunues te muslimaneve sikur eshte Izraeli. Ky iftar eshte bere ne nje kohe kur rregjimi aparteidal i Izraelit vriste muslimane ne Izrael dhe Palestine dhe ushtria izraelite dhunonte xhamine Aksa. Per kete arsye nje grup prej 50 hoxhallaresh kane leshuar letren me poshte ku denoncojne kete iftar turpi:
Ne, nënshkruesit e kësaj deklarate, hoxhallarë të inkuadruar dhe jo të tillë, duke marrë shkasë nga pjesëmarrja e myftiut të Tiranës në iftarin e organizuar nga Ambasadori Izraelit dhe Kryegjyshata Bektashiane, në Tiranë më datën 11/05/2021, ndërkohë që forcat pushtuese izraelite prej një jave dhunonin në mënyrë sistematike palestinezët, duke nisur që nga dëbimi i banorëve të lagjes Shejh Xherah nga shtëpitë e tyre, e duke pasuar me përdhosjen e xhamisë Al-Aksa dhe dhunën e ushtruar ndaj besimtarëve në të,në muajin e bekuar të Ramazanit, duke lënë pas shumë të vrarë dhe të plagosur dhe duke përmbyllur me pasojën e saj më të rëndë në Gaza, deklarojmë se:
Pjesëmarrja e një përfaqësuesi të lartë zyrtar të KMSH-së në atë iftar, ishte një veprim i turpshëm,një shkelje e rëndë e parimeve të drejtësisë, moralit islam dhe ndjeshmërisë mbarë myslimane ndaj dhimbjes që ka shkaktuar për dekada me radhë pushtimi i xhamisë së tretë të nderuar të Islamit nga shteti sionist i Izraelit,ndaj dhe nuk meriton asnjë emër tjetër veçse“iftari i turpit”.
Parimet, normat dhe morali islam dënojnë çdo mbështetje ndaj vrasësit dhe zaptuesit të padrejtë edhe të një pëllëmbe toke, e kjo bëhet edhe më e rëndë kur kjo tokë e pushtuar është një nga vendet më të shenjta të Islamit.
Hoxhallarët shqiptar gjatë luftës së dytë botërore kanë qenë promotorët kryesor të popullatës myslimane në Shqipëri,për të mbrojtur dhe strehuar hebrenjtë nga përndjekja dhe shfarosja naziste, sepse Islami na mëson dhe urdhëron të jemi përherë në krah të së drejtës, kundër padrejtësisë dhe në krah të viktimës kundër kriminelit.
Në të njëjtën linjë dhe në gjurmë të këtyre njerëzve, ne dënojmë çdo lloj urrejtje dhe dhune mbi baza raciste, mes tyre edhe antisemitizmin, por njëkohësisht nuk mund të pranojnë që një përfaqësues i lartë i KMSH-së,që pretendon se përfaqëson myslimanët e këtij vendi, të ulet në një tryezë iftari të organizuar dhe financuar nga përfaqësuesi zyrtar i një shteti që ka uzurpuar padrejtësisht një vend që nuk i takon dhe që dëbon banorët autoktonë nga vendlindja dhe shtëpitë e tyre.
Si qytetarë gjithashtu të lirë të këtij vendi, ne nuk mund të pranojmë që përfaqësuesi i një institucioni komunitar që na përfaqëson, të jetë kaq indiferent dhe i papërgjegjshëm ndaj përpjekjes hipokrite të një shteti që kërkon të shtiret si dashamirës ndaj myslimanëve shqiptarë, ndërkohë që ky shtet nuk respekton me dhjetëra rezoluta të OKB-së në adresë të tij dhe me ambicien për zgjerim të territoreve të pushtuara, është pengesa kryesore për procesin e paqes në atë rajon.
Kërkojmë nga drejtuesit e KMSH-së që të kërkojnë ndjesë publike për pjesëmarrjen në “iftarin e turpit”, si dhe largimin nga detyra të myftiut të Tiranës si pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në atë iftar.
Mos përgjigja ndaj këtyre kërkesave të drejta morale islame, do të jetë vazhdimësi e papërgjegjshmërisë dhe indiferencës ndaj parimeve dhe normave të fesë, si dhe tregues i qartë i mungesës së përfaqësimit moral të myslimanëve të këtij vendi nga drejtuesit aktual të KMSH-së.
I bëjmë thirrje kryesisë të KMSH-së të reflektojë ndaj shqetësimit të mësipërm dhe të gjitha shqetësimeve legjitime të hoxhallarëve dhe mos sillen me indiferencë ndaj tyre.
Emrat e pjesëmarrësve (sipas alfabetit):
- Ahmed Xhafaj
- Alban Bullari
- Altin Shehu
- Arbër Peza
- Arjan Kutelli
- Avni Lala
- Bashkim Fejzo
- Behar Kaçeli
- Bledar Kuqo
- Bledar T. Haxhiu
- Bledar Troplini
- Bledi Shkrepi
- Dashnor Karaboja
- Diamant Muja
- Edmond Reçi
- Eduart Thartori
- Elton Harxhi
- Ervin Murati
- Esat Xhakja
- Ferid Piku
- Florian Meçe
- Gazmir Rrustaj
- Genc Plumbi
- Haki Hoxha
- Hamza Lami
- Hysen Mustafaj
- Ilir Harunaj
- Irfan Tota
- Isa Krasniqi
- Justinian Topulli
- Kelmend Korra
- Lavdërim Loshi
- Maliq Hasa
- Merxhan Shehu
- Mevlad Çollaku
- Namik Murto
- Nazmi Kurti
- Neki Brahimi
- Pëllumb Bajrami
- Renard Sadikllari
- Resul Çela
- Rifat Bajrami
- Sabahudin Jashari
- Saimir Kokiçi
- Sokol Kondakçiu
- Shkëlqim Shabani
- Tahir Shaba
- Tasim Darsi
- Tomor Boriçi
- Ylli Buraniqi