A do t’i hiqet mandati? Vendoset sot, momenti kur kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri mbërrin në KQZ

KQZ mbajti dje seancën në lidhje me vlefshmërinë për mandatin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Dhënia e vendimit u shty dhe do të merret sot në orën 10:30.

Shtyrja u bë pasi avokatja e Belerit kërkoi që kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës të ishte vetë i pranishëm në seancë.

Fredi Beleri mbërrin në ambientet e KQZ me praga në duar.

Beleri, i ulur në një sallë ku do të mbahet mbledhja e KQZ-së, ndërsa do të vendoset mbi mandatit e tij.

Dy policë e ruajnë, ndërsa Beleri nuk mban në duar pranga.

Fredi Beleri i cili garoi nën siglën e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet lokale të 14 Majit u arrestua nga policia disa orë para zgjedhjeve pasi u kap duke bërë pazare me votat. Më vonë ai u dënua me dy vite burg nga Shkalla e Parë dhe e Dytë, nën akuzën për korrupsion në zgjedhje. Aktualisht Fredi Beleri është zgjedhur eurodeputet i partisë Demokracia e Re e drejtuar nga Kyriakos Mitsotakis.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne