A JE HOXHË ? EPO KY ËSHTË PROBLEMI..

Eduart Hekuran Thartori

 

Tani u bë e rregullt, sa herë që futem ose dal nga Shqipëria më ndalojnë në Kufi.

Për të qenë korrekt nuk më bëjnë asgjë dhe sillen me njerëzillëk. Vetëm se disa pyetje rutinë që i mbaj mend përmendësh tani. Mirpo vetë ndalesa deri në 30 minuta është bërë e bezdisshme. Sepse ndodh që jam me familje dhe ata rrijnë në tension atje jashtë.
Nëse jam me autobuz, njerëzit të gjithë do më presin mua, deri kur të mbaroj punë.
Secili mund të aludojë sipas qefit. E kjo është bezdisje për mua.

Zakonisht ndodh kështu: Polici që më ndalon dhe merr dokumentat e mia, me thërret për në zyrën e tyre,ku më pyesin imtësisht. Nga jam, ku shkoj, çfarë do bëj, çfarë bëj atje ku banoj. Kjo procedurë zgjat derisa polici telefonon zyrën e Antiterrorit (atje ku ndodhet)
Filani është këtu. Çfarë të bëjmë? Pastaj i vjen urdhëri që të më lejojnë të hyj ose dal nga Atdheu im.

Një ditë e pyeta: Ore pse më ndaloni? A kam bërë ndonjë gjë?
Ata thonë: Jo nuk ke asgjë dhe ne nuk e dijmë pse. Por këtu në kompjuter kemi udhëzimin për të të marrë në pyetje. Pastaj dikush prej tyre më pyeti jashtë protokollit. A je hoxhë ti?
Po, i them, hoxhë jam.
Epo ky qenka problemi ma ktheu polici. Të gjithë hoxhallarët janë me rreth të kuq, kur hyjnë ose dalin nga Shqipëria.

Dmth, kuptova se krejt Hoxhallarët e kanë nga një rreth të kuq dhe shteti nuk i trajton si çdo qytetar tjetër.
Ky në vetvete është persekutim. Madje një lloj presioni i butë. Që, hej kij kujdes se ne po të vëzhgojmë..

ORE NJERËZ.. !

NUK BESOJ SE KA PATRIOTË TË VËRTETË MË SHUMË SE HOXHALLARËT.
NE E KEMI TREGUAR ME FAKTE SE EDHE JETËN E JAPIM PËR ATDHEUN.

MOS I VRISNI LUANËT TUAJ SE PASTAJ DO JU HANË QENTË E ARMIQVE TUAJ.

NË SOLIDARITET TË PLOTË ME HOXHËN BEKIR HALIMI DHE TË GJITHË ATA HOXHALLARË QË VUAJNË NGA KËTO PROBLEME PREJ SHTETIT TË TYRE AMË.

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne