A ka rrezik nga Irani për Shqipërinë që strehon MEK? Ja ç’thotë Ermir Gjinishi

Analisti dhe pedagogu Ermir Gjinishi, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se Shqipëria duhet të marrë masa ndaj pjesëtarëve të muxhahedinëve iranianë, MEK, që janë strehuar prej vitit 2012 në Manzë. Sipas tij, ata nuk duhet të lejohen të bëjnë aktivitet nga Shqipëria, duke bërë sulme kibernetike ndaj Iranit. Megjithatë Gjinishi tha se nuk sheh ndonjë rrezik për Shqipërinë pas ngjarjeve të fundit me Iranin.

“MEK deri në 2012, ka qenë në listën e SHBA si organizatë terroriste dhe u hoq. Një nga arsyet pse u hoq, ishte Shqipëria, kur qeveria e zotit Berisha pranoi ardhjen e parë dhe vuri kusht SHBA-ve ta hiqnin në listën e organizatave terroriste dhe u hoq. Që i kemi marrë kemi bërë mirë, sepse kemi edhe ne detyrimet tona ndaj aleatëve, por shteti shqiptar duhet të ishte i kujdesshëm, ata janë ekstremistë, por janë në vendin e tyre.

MEK ka qenë organizatë tërroriste në vendin e tij, në asnjë vend tjetër. Por ka diçka, kanë patur aktivitet kibernetik, kanë sulmuar institucione të Iranit. Ka deklaratë zyrtare, që nga Shqipëria janë sulmuar, janë bërë sulme kibernetike. Ata janë 3 mijë e ca vetë.

Vetë presidenti Biden, para se të largohej nga pushteti, ka deklaruar se MEK nuk është opsion opozitar për të zëvendësuar sundimin e Ayatollahëve. Nuk i shoh si rrezik për Shqipërinë, por Shqipëria duhet të marrë masa. Nuk duhet të lejohet të bëjnë aktivitet nga Shqipëria”- tha Gjinishi./tpz.al

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne