Lufta/ Jazexhi: U vra Khamenei, Papa i myslimanëve shiitë, Irani po bën sulme shkatërruese! Haxhiu: Propagandë…

Olsi Jazexhi, gjatë një lidhje direkte në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV, ka folur për luftën në Iran dhe vrajsen e Ayatollah Ali Khamenei.

Jazexhi e cilësoi Khamenein si “Papa i muslimanëve shiitë” dhe tha se Irani po kundërpërgjigjet fuqishëm, por analisti Baton Haxhiu e kundërshtoi duke thënë se këto janë deklarata propagandistike dhe jo fakte.

Biseda në studio: 

Olsi Jazexhi: Khamenei ishte Papa i myslimanëve shiitë, ishte imami i 15% të muslimanizmit botëror. Atë që bëri Netanyahu në 28 shkurt, kur Khamenei ishte në zyrën e tij dhe ishte në takim me një numër zyrtarësh, është e njëjta gjë sikur Netanyahu që është arkitekti i të gjithë luftrave të amerikanëve në tre dekadave të fundit, t’i çohej Netanyahut dhe të thoshte do vras Papën. Irani është shteti teokratik, ka problemet e tij, por Khamenei nuk ishte vetëm sikur e tregon propaganda Izraelite, kreu i një regjimi terrorist, por udhëheqësi suprem, sipas koncepete të shiizmit të reformuar, vrazja e nje burri plak 86 vjeçar, që gjysmën e trupit e kishte të paralizuar nga një bombë që mujaheedinët e manzës i kanë vënë para 30 e kusur viteve, tregon dëshpërimin e Izraelit.
Amerikanët nuk donin ta vrisnin Khamenein, por e vrau Benjamin Netanyahu, në orën 1:00 të natës me Mar a Lago. Kanë patur agjentët e tyre, e dinin që Khamenei ishte në zyrë, ai nuk ruhej, ndoshta ka dashur të vdiste. Kanë marrë Turmp në telefon, ai ka dhënë intervistë në errësirë dhe është detyruar ti bashkëngjitet Izraelit në këtë luftë. Për përsonat që ndjekin mediat amerikane, nacionalistët amerikanë kanë bërë namin duke i bërë presion Trump, duke thënë mos hap luftë tjetër për Izraelin. Por, Netanyahu bëri atë që bëri kur nisi luftën 12 ditore kundër Iranit, ku pa lejen e Trump bombardoi Iranin. Kur e pa që nuk e përballonte dot luftën kërkoi ndihmën e Trump. Por ndryshe nga ajo luftë, që u mbyll me marrëveshje mes Iranianëve dhe SHBA, në këtë moment, duke vrarë Papën, e theksoj, duke e vrarë atë është bërë reaksion zinxhir, për personat që po përcjellin lajmet nga bota islamike, nga Kuala Lumpur deri në Karachi, myslimanët janë tërbuar, po sulmohen ambasadat amerikane. Shiitët e kanë pjesë të doktrinës së tyre që duhet të hakmerren për Papën e tyre. Iran ka nisur luftë pa limit me Izraelin.  Deri tani po duket se në luftën konvencionale Irani ka sukses, ka djegur bazën e flotës së 5 amerikane në Bahrain. Dubai po bombardohet.

Baton Haxhiu: Ti po bën propagandë. Jemi bashkë në studio, bëj analizën dhe jo propagandë. Thua fjali, “të hatashme”, ka goditje të hatashme, po bëjnë luftë, a ku di unë, “ky është Ayatollahu, Papa i shiitëve”, lëri këto epitete. Nuk dua të keqpërdorem të jem në studio.

Olsi Jazexhi: Irani ka djegur të gjitha portet e monarkive arabe në këto momente. Ka bombarduar aeroportet që nga Kuwait, Doha, Duba, Abhu Dhabi.

Baton Haxhiu: Thuaj i ka bombarduar, por fjala shkatërrim është fjalë e madhe.

Ermir Gjinishi: Fjala shkatërrim nuk qëndron.

Olsi Jazexhi: Kemi kaos të paparë në Gjirin Persik. Irani ka goditur rafineritë, dhe në orët e fundit gjeneralët kanë deklaruar se do të bombardohen tubacionet e naftës. Ky është reagim i fuqishëm, saqë amerikanët nuk kanë patur goditje të tillë, Irani ka mbyllur ngushticën e Hormuzit dhe do ta shihni çfarë do të bëjë Kastrati, sa do të ngrejë çmimin e naftës në ditët në vijim. Regjimet arabe po hyjnë në krizë të atillë, sa Emiratasit kishin kërkuar dy orë pauz, për të hapur aeroportin e Dubait./tpz.al

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne