A keni dhënë urdhër për të qëlluar në 21 janar? Ja si përgjigjet Lulzim Basha

Deputeti, Lulzim Basha ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për shtyp ku ka folur në lidhje me vendimin e Prokurorisë së Posaçme për të nisur hetimet për 21 Janarin. Gjatë fjalës së tij Basha u shpreh se SPAK duhet të hetojë gjithçka dhe në mënyrë të paanshme, duke theksuar se mbetet në dispozicion të drejtësisë.

“Të hetohet gjithçka në mënyrë të paanshme dhe profesionale. Ky është mesazhi im. Mbetem në dispozicion të çdo akti të drejtësisë për të bërë zbardhjen e drejtësinë e plotë për 21 janarin”, tha ai.

Ai gjithashtu u pyet gjatë konferencës lidhur me rolin e ish-kryeministrit Sali Berisha ndërsa Basha u përgjigj se kjo çështje i duhet lënë SPAK dhe GJKKO-së që të bëjnë punën e tyre. Basha më tej u pyet nëse dha urdhër gardës të hapë zjarr ndaj protestuesve ndërsa  ai u përgjigj shkurtimisht, jo.

Basha: Të hetojë gjithçka, plotësisht në mënyrë të paanshme dhe profesionale. Ky ka qenë mesazhi im në 13 vite dhe ky është mesazhi im, mbetet në dispozicion në çdo akti të drejtësisë për të bërë zbardhjen e plotë për 21 Janarin.

Pyetja: Cili është roli i ish-kryeministrit?

Basha: Lëreni SPAK dhe GJKKO të bëjnë punën e vet!/Tpz 

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne