A kishte ‘shqiptare autoktone’ ne Greqine e viteve 1160 ?

Nga Petro Prodani

Natyrisht qe kishte sepse nuk ka patur dhe as qe ka greke – do te thote dikush …

Levizja e popullatave ka qene dhe mbetet nje fenomen i vete egzistences se njerezimit. Pare ne kete prizem, termi ‘Popullate Autoktone’ merr vetem kuptim te perkohshem. Rrjedha e historise tregon se si jane perzjere dhe shkrire me njera-tjetren grupe te ndryshme popullatash; se si shume prej tyre jane asimiluar; se si kane humbur gjuhe dhe te tjera jane krijuar. Ne ditet tona, ekstremizmi nacionalist shqiptar ka filluar nje fushate ‘Shqiptarizimi’ te gjithe Ballkanit. Sipas egzemplareve te tij, shqiptaret jane autoktone. Gjithe te tjeret thjesht te ardhur aty nga ora ..

Per te kundeshtuar kete ide po sjell nje deshmi historike qe ben fjale per Thivan, nje qytet me histori te lashte prane Athines. Banoret e sotem kane nje lidhje te dokumentuar me Arvanitasit.

Kur dhe pse jane vendosur aty, kjo eshte nje teme tjeter. Ajo qe eshte me se e qarte eshte se ata jane te vajtur ne ato zona dhe sot jane plotesisht te helenizuar. Benxhamini nga Tudela e Spanjes, nje udhetar i degjuar i Mesjetes, vizitoi shume vende te njohura te kohes se tij. Pasi kishte lene mbas qytetin e Korinthit, ai shkruan:

“Tre dite larg ndodhet qyteti i Thives ku jetojne rreth 2000 hebrej. Keta jane prodhuesit me te degjuar te mendafshit dhe pluhurave te kuqeremta, ne te gjithe Greqine. Midis tyre ka shume shkollare te shquar Talmudike, (Theologjise Hebraike), dhe burra famoze te epokes tone. Perfaqsuesit e ketij komuniteti jane rabai i madh R. Aaron Koti, vellai i tij R. Moses, R. Cija, R. Elijah Tareteno dhe R. Joktan. Pervec Kostandinopojes, ne pjese te tjera te Perandorise Greke nuk mund te gjesh dijetare te kalibrit te tille.”

Benxhamini ishte nje rabai hebre. Ai u perqendrua kryesisht ne jeten e komuniteteve hebraike te vendbanimeve qe vizitoi, per te cilat la detaje te hollesishme. Por gjithashtu, ai la te dhena interesante per popullatat jo-hebraike te zonave ku qendroi. Ai pershkroi zakonet, traditat, besimet fetare, gjuhet qe banoret flisnin, etj. Kujtimet e tij u kthyen ne nje burrim shume te vlefshem informacioni per studjuesit dhe pasionantet e historise gjate shekujve. Nuk e kam idene ne se libri i tij eshte shqiperuar. Nje harte e udhetimeve te tij gjate viteve 1159 – 1173 tregohet me poshte.

Ne udhetimin e tij neper Greqi, rabai nga Spanja nuk permend as edhe nje here termin Arvanit/Alban/Arber. As kur vizitoi Korfuzin, Arten, Patren, Korinthin, etj. Ne te njejten kohe, ai jep detaje mbi vllehrit dhe greket. Ti kete shpetuar atij ‘popullata autoktone shqiptare’, qe sipas dikujt perben gjysmen e Greqise, apo te kete qene fallsifikator i historise dhe anti-shqiptar ?/mendoj.me

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne