Dritan Goxhaj
Në fillim të 2025 Ushtria Ukrainase filloi një reformë të re strukturore. Ajo e filloi këtë reformë duke shpërbërë Grupimet Taktike Operacionale (GTO) dhe Grupimet Operativo-Strategjike të Forcave (GOSF) dhe duke kaluar nga formacionet bazë të brigadave në Korpuse dhe Komandave Operacionale (KO).
Kur i lexon kështu këto emërtime të duken pakë të komplikuara, por le t’i shohim më specifikisht se çfar janë, përse shërbejnë dhe a do të mund të sjellin rezultatin e dëshiruar.
Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, klasa e re politike ukrainase nisi një strategji demostrative për çrënjosjen e trashëgimisë sovjetike me qëllim të fshehjes pas kësaj strategjie vjedhjen dhe plaçkitjen e pasurisë kombëtare të Ukrainës.
Dhe kjo strategji e re preku edhe Forcat e Armatosura. Në vitin 90 edhe ushtria ukrainase kishte të njëjtën strukturë si ajo sovjetike, e cila ishte e organizuar në Distrikte (Rrethe) Ushtarake (DU). Ukraina në atë kohë kishte katër (4) Distrikte Ushtarake që ishin Distrikti Veri, Distrikti Jug, Distrikti Perëndim, Distrikti Lindje.
Në kuadër të strategjisë së çrrënjosjes Ukraina vendosi që Distriktet ti emëronte në Komanda Operacionale.
Ndërsa të gjitha njësitë ushtarake që ndodheshin brenda këtyre Distrikteve u shndërruan në Korpuse Armatash të armëve të kombinuara (Korpuse Gjitharmëshe) dhe Korpuse Taknesh dhe Korpuse të Motorizuara e Mekanizuara.
Dhe në vitin 2000 Ukriana vendosi që të shpërbënte këtë strukturë ushtarake dhe të kalonte për një periudhë kohe të shkurtër në Divizione, por pas 4 vitesh në vitin 2004 ajo i shpërbëri edhe divizionet dhe funksiononte vetëm me nivel brigadash duke i vënë ato nën një strukturë të re e cila funksiononte në këtë formë : Shtabi i Përgjithëshëm, Forcat e Grupimit Strategjiko-Operacional, Forcat e Grupimit Taktiko-Operacional, Grupi Taktik dhe në fund Brigadat.
Ndërsa tashti strruktura e re ka : Shtabi i Përgjithëshëm, Komanda Operacionale, Komanda Taktiko-Operacionale (Korpusi), Brigadat.
Dhe tashmë njësoj si në vitin 1990 edhe këtë herë Ukraina ka krijuar katër (4) Komanda Operacionale:
Komanda Operacionale “Perëndim”
Komamda Operacionale “ Jug”
Komanda Operacionale “ Lindje”
Komanda Operacionale “Veri”.
Por çfarë është dhe çfar bën Komanda Operacionale?
Komanda Operacionale Ukrainase është një formë formacioni kontrolli që bashkon njësitë ushtarake të grupuara në Korpuse dhe i drejton ato në veprime në shkallë operacionale në një drejtim të caktuar operacional.
Kjo komandë është përgjegjëse për planifikimin, manaxhimin dhe koordinimin e forcave gjatë një operacioni ushtarak të caktuar.
Dmth kjo Komandë Operacionale e ngjashme me Distriktin Ushtarak është përgjegjëse për ekzekutimin e planeve të veprimit ushtarak në një teatër specifik operacionesh, dhe këtë gjë e bën duke bashkuar nën komandën e saj disa Korpuse të ndryshme për të arritur një qëllim të përbashkët.
Aktualisht ushtria ukrainase po lufton në brigada dhe ajo ka rreth 100 brigada sulmuese pa përfshirë këtu edhe trupat e tjera mbështetëse, pamvarësisht se disa brigada të saja ekzistojnë në madhësinë e një Divizioni, siç është Brigada e 47 e cila realizoi sulmin në drejtimin e Kurskut.
Kjo brigadë aktualisht sëbashku me trupat e tjera mbështetëse ka 20 batalione.
Brigadat janë njësi taktike dhe në Ukrainë ato variojnë nga 3 deri në 7 mijë trupa secila, pamvarësisht se aktualisht 78% e tyre janë nën nivelin 60% të kapacitetit të tyre njerëzor.
Kjo ishte edhe një nga arsyet që Shtabi Përgjithëshëm dha për strukturimin e ri, duke pretenduar se një kombinim i këtyre trupave do të sjelli krijimin e një fronti më të dendur në sektorët operacional.
Por Komandat e Korpuseve aktualisht nuk janë njësi të përherëshme por të përkohëshme, ku personeli oficer në këtë komandë është me rotacion të vazhdueshëm.
Me kalimin në Korpuse Ukraina mendon se do arrijë një komandë të centralizuar të forcave, duke qënë se deri më tashti brigadat kanë vepruar në mënyrë autonome.
Gjithashtu me anë të Korpuseve pretendon që të lirojë barrën e shtabeve të komandave si dhe të shpërndajë në mënyrë më efektive dhe të barabartë të paisjeve, karburantit dhe municionit.
Si dhe dukë qënë se tashmë ka krijuar Komandat Operacionale, Korpusi do e ndihmoi që tashti planet të mos bëhen më në nivel brigade të cilat mbesnin në nivel taktik por të kalohet në planizime më të mëdha të nivelit operacional.
Por pamvarësisht kësaj, sërish ka një problem.
Kjo, pasi Shtabi i Përgjithëshëm ka vendosur që komandat e brigadave të kenë varësi dyfishe si nga Komanda e Korpusit, por edhe nga Komanda Operative direkt.
Pra komanda e brigadës do të ketë linja të dyfishta autoriteti duke shkaktuar kështu një problem të madh në zinxhirin komandues.
Gjithashtu edhe në shtabin e Komandës Operacionale, por edhe në shtabet e Korpuseve të gjithë oficerët në to janë në nivelin e kolonelit dhe kryejnë detyrat e gjeneralit.
Jo se Ukriana nuk mund t’ju japi gradën gjeneral, por duke qënë se prej vitit 2004 Ukriana ka operuar vetëm në nivel Brigade dhe as Divizioni ajo nuk ka përgatitur në akedemitë e saj oficerë që të mund të drejtojnë njësi kaq të mëdha ushtarake as në kohë paqeje e as në kohë lufte.
Në këto tetë muaj të funksionimit të kësaj strukture ka rezualtuar se brigadat varëse nuk po mund të kryejnë detyra luftarake si njësi të vetme, si më parë.
Këto Korpuse kanë filluar të dislokohen në sektore të veçanta të frontit të shoqëruara edhe nga njësi të tjera mbështetëse si artileria e kalibrit të madh.
Në rast se këtyre komandave do u lejohet të operojnë në mënyrë të pavarur Korpusin e tyre pa ndërhyrje nga Komanda Operacionale dhe oficerët nuk do jenë me rotacion por të përherëshëm,kjo ide edhe pse e vonuar ka një shanc që edhe mund të funksionojë, gjithnji nëse Ukraina do të mundet që të arrijë të furnizojë me mjete dhe municione dhe mbi të gjitha personel ushtarak të mjaftueshëm këto njësi të reja.
Në të kundërt, në mungesë të stabilitetit komandues dhe të furnizimive ushtarake, e gjithë kjo strukturë e re e bërë në mesin e luftës, do të sjelli rënien e frontit dhe shbërjen e strukturës, pasi çdo brigadë do mundohet të rezistojë më vete në sektorin e vet të frontit me qëllim mbijetese (ashtu si ka ndishur nga 2023 e këtej), duke anashkaluar urdhërat e komandave më të larta për të shpëtuar personelin e vet.
Është e pamundur që në gjendjen aktuale të frontit dhe të Ushtrisë Ukrainase, kjo strukturë e re të japi rezultatet që pretendon perëndimi.
Fatkeqësisht edhe kësaj rradhe perëndimi dhe në vecanti NATO po eksperimenton ushtarakisht në kurriz të ukrainasve dhe Ukrainës, për nevoja të vetat teoriko-politike./fb

















