A ndikohet Projekti Ballkan i Hapur nga Konflikti në Ukrainë?

Pirro Prifti

Dihet se nisma apo Projekti Ballkan i Hapur është iniciuar nga BE dhe përkrahur fuqimisht nga SHBA dhe ka për qëllim forcimin dhe lehtësimin  e marëdhënieve midis gjashtë  shteteve të Ballkanit perëndimor përfshi dhe Serbinë. Sihurisht kjo nismë ka patur për qëllimin dhe afrimin e Serbisë  ndaj perëndimit dhe BE duke forcuar lidhjet ekonomike dhe tregëtare . Sigurisht nuk asgjë politike në bashkëpunimin me Serbinë të pestë vëndet e tjera ballkanike përveç lehtësirave tregëtare dhe përfitimeve ekonomike.

Me shpërthimin e luftës midis Ukrainës dhe Rusisë ndoshta kjo nismë mund të realizohet pak më vonë sepse ka sigurisht përkrahjen e BE dhe SHBA, por në Shqipëri dhe Kosovë ka individë që mezi presin të krijojnë konflikte qoftë reale qoftë konflikte iluzioniste duke patur parasysh qëndrimin e Serbisë ndaj konfliktit Ukrainas.

Në Shqipëri si zakonisht analistë dhe opinionistë të shortës së karavidheve të cilë janë bërë të neveritshëm me profesitë dhe dëshirën e tyre kundër qeverisjes së maxhorancës së sotme, shigjetojnë Edi Ramën duke ironizuar këtë nismë si nismë të vetë Kryeministrit. Thjesht për të dëmtuar imazhin e tij si një Krytë përditshme shqiptare.eministër i suksesëshëm i cili për herë të parë fitoi një mandate të tretë qeverisës për shkak të angazhimit të tij për punë dhe Projekte në Shqipëri, përballimin e tërmetit, përballimin e pandemisë, dhe krijimin  e një hapësire  dhe klime të qetë pune dhe investimi në Shqipëri megjithë vështirësitë e hasura.

Midis këtyre anal-istëve dhe opinionistëve na ka dalë edhe një personazh që ngeli duke lavdëruar veen cdo dy ditë në një nga gazetat surrogate të përditshme fake-neës.

Mesa duket paska sipas të dhënave që na jep  z.Frank Shkreli ish,  ishi  Drejtor i VOA-s për Euro-Azinë, duke na sqaruar me kompetencat e tij prej ish Drejtori se Kryeministri Rama e paska gabim kur kërkon  të realizohet Projekti Balkan i hapur. Dhe përse sipas këtij ish Drejtori të famshëm katolik?

Arësyeja gjëndet në shkrimin e tij në një nga gazetat e përditëshme. Një nga ato dhe  më groteske, qënka sepse Kryeministri Rama nuk paska pyetur ish Drejtorin që në fillim për këtë Projekt ekonomik, sepse po ta kishte pyetur atëhere me siguri z. Rama Kryeministër i Shqipërisë do të kishte hequr dorë që në fillim dhe do ta kishte falenderuar nga zemra këtë ish Drejtor të famshëm i cili në artikujt tij nuk le gjë pa shkruar se si ai një besnik i SHBA dhe i demokracisë perëndimore është `ideologu` i Shqipërisë se si duhet të ecë Shqipëria me ndihmën e  tij në kërkim të një demokracie të plotë perëndimore me LGBTQ, dhe me përfitimet nga globalizmin `katolik` në kohën tonë.

Arësyet e tjera, kanë të bëjnë sipas vetë Frank Shkrelit ideologut të Demokracisë perëndimore  ime faktet se çfarë përfitimesh u arrittën  duke cituar Romney dhe Obamën të cilët të dy realizuan `pranverën e famshme arabe` në  tetë shteteve  të botës për të përcjellë  me dhunë demokracinë perëndimore,  gjatë drejtimit të tyre të SHBA.

Sigurisht duke qënë një  ekspert i luftës së ftohtë, mendon se po ajo periudhë e para viteve `90, po instalohet edhe tani, dhe mendon se Social imperializmi sovjetik duke qënë më i keq se imperializmi amerikan duhet asgjësuar me të gjiithe aleatët e Rusisë si Serbia, Bjellorusia, Pakistani, Kina, Venezuela, Siria, etj. Duke mos parë shkaqet e konfliktit në Ukrainë, ai harron se vetë SHBA e la Ukrainën vetëm para Rusisë por duke e zëvëndësuar me sanksione të rrepta kundër Rusisë , duke sugjeruar fjalët e z. Biden se nesër Botës i duhet nëj Rusi e dobët por një Perëndim i fortë.

Duke mos lënë gjë pa thënë kundër Kryeministrit Rama, ish Drejtori harron se vetë Kryeministri Rama është një nga përkrahësit më të fuqishëm të NATO-S dhe SHBA, një nga kërkuesit më me ngulm për tu integruar në BE, një nga favoritët më të mëdhenj shqiptarë të Papës së Romës.

E këtu mesa duket na qënka pika e dobët e ish Drejtorit të nderuar: Nuk mund të ketë tifoz më të madh se ai ndaj Papës dhe Vatikanit, e në këtë rast Edi Rama po i bën karshillëk , e kjo nuk durohet…

Kështu që ish Drejtori e sulmon Projektin  Ekonomik të Ballkanit të hapur duke bërë një lidhje dirkete më luftën në Ukrainë, dhe mesa duket ideologu i demokracisë për Shqipërinë z. Shkreli, paralajmëron shqiptarët se ky Projekt i rekomanduar nga SHBA dhe BE për Shqipërinë na qënka i gabuar, pikërisht se këtë po kërkon ta realizojë Karshillëk-isti i tij –  z. Rama. Këtë e mbulon me qëndrimin kundër Serbisë e cila është në këtë Projekt.

Dhe nuk ka sesi Kryeministri Rama të jetë më i madh se ish Drejtori i Zërit të Amerikes për periudhën e Luftës së Ftohtë. Ethet e kësaj luftë z. Shkreli i barazon me të ethet e Sanksioneve të SHBA dhe BE kundër Rusisë, dhe se Kryeministri i Shqipërisë pavarësisht se çfarë mund të bëjë apo mund të ketë sukses në arenën ndërkombëtare, ka një notë negative nga inderuar z.Shkreli. Shpresojmë që konflikti të mbarojë shpejt dhe Sanksionet kundër Rusisë të kenë sukses në mënyrë që të vërtetohen fjalët e këtij profeti të kohës së shkuar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne