A po nis MEK-u veprimtarine kunder Iranit nga Shqiperia perseri?

Ne nje nga postimet e fundit ne tweeter gazetari iranian Alireza Niknam ka shkruar:

1-2- Kohët e fundit #Shqipëria është përpjekur të komunikojë me vendet arabe dhe grupi terrorist i MEK-ut përpiqet të bëjë të njëjtën gjë për të promovuar meritat e tij ne mesin e këtyre vendeve.  Per kete arsye ata po përgatisin një konferencë me nje vend arab ne Lindjen e Mesme që është kundër Iranit.

2-2- Grupi terrorist i #MEK përpiqet të organizojë këtë konferencë për të tërhequr vendet arabe që t’i bashkohen luftës së tij kundër Iranit, por Shqipëria duhet ta dijë se duke i lënë ata qe të mbajnë këtë konferencë, do të ngrejë më shumë tension në marrëdhëniet e saj me Iranin.

Postimi i Alirezes vjen pak dite pas nisjes se konfliktit te eger ushtarak ne Lindjen e Mesme ndermjet Izraelit me Hamasin dhe me Hizbullahun. Nese aludimet e gazetarit iranian jane te verteta, kjo do te thote qe MEK-u ndoshta po futet ne loje nga Izraeli, me bekimin e qeverise Rama per te nisur sulmet kunder Iranit.

Duke pare devotshmerine e qeverise pro-evangjeliste te Edi Rames, dhe shpalosja nga Rama dhe Erion Veliaj e flamurit izraelit ne Tirane, nuk do te jete cudi sikur Rama te lejoj MEK-un qe te perdori Shqiperine perseri si baze per veprime luftarake kunder Iranit.

Gazeta Impakt i lutet portalit faktoje.al te sponsorizuar nga USAID-i dhe instituti East West Management Institute (EWMI) dhe gazetares Ilda Hoxha qe ta hetojne kete lajm dhe te tregojne nese organizata muxhahedine e Maryam Rajavit po ben nje organizim te ketille apo jo? / impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne