A po zhdukemi si popull

Nga: Bajram Shabani

Ja shikoni foton numer 1 kur në Kosovë nuk ishin angloamerikanet dhe frankogjermanet si duket një vajzë apo grua shqiptare, shikoni foton numer 2 në Kosovën e LIRË, shtet SOVRAN që na ÇLIRUAN angloamerikanet nga Serbia se ne çfarë gjendje është katandisur Kosova.
Propaganda perendimore anglosaksone thotë se sikur të mos e bombardonim ne Serbinë, Serbia do te ju zhdukte nga faqja e dheut por ja qe ne anglosaksonet dhe frankogjermanet ju shpetuam nga zhdukja.
Por Bajram Shabani e vë gishtin në kokë dhe i pyet ata idiotët dhe budallenjtë pa identitet dhe pa krenari, përse nuk na zhduku Serbia si popull nga 1912 deri me 1999.
Të nderuar miq dhe armiq të ideve te mia politike nga dita në ditë po bindeni që gjithnjë kam të drejtë kur flas, sepse ato që i them 20 vite më heret pas 20 vitesh koha mi vërteton te sakta me plus minus.
Alia Izetbegoviqi thoshte popujt nuk zhduken në luftë por popujt zhduken kur fillojnë ti ngjasojnë armikut të tyre, me duket qe ne kemi filluar ti ngjasojmë armiqëve të Islamit e armiqtë e Islamit janë Perëndimi.
Në kohën kur Serbia ishte në Kosovë të paktën shqiptaret kishin dinjitet dhe krenari dhe vlera morale, në kohën kur Serbia u largua nga Kosova dhe erdhen angloamerikanet Kosova u degjenerua.
Angloamerikanet ua shkaterruan vlerat morale shqiptareve, sot shqiptaret nuk kanë dinjitet, sot gratë dhe vajzat e shqiptareve kanë humbur identitetin kombetar, ato vishen me veshje ekstravagante, bejne tatuazhe, nuk martohen, nuk bejnë fëmijë.
Po e marrim shembull Shqipërinë në vitin 1986 Shqipëria kishte dikund 3 miljonë banorë dhe parashihej qe deri në vitin 2020 të kishte pesë miljonë banorë, ndersa sot Shqipëria e okupuar nga angloamerikanet ka vetem 1,9 miljonë banorë.
Mbi 50% të popullit kanë emigruar jashtë vendit dhe 30% prej tyre janë martuar me nacionalitete të huaja, qe i bie se shumica emigranteve nese jo gjenerata e pare apo e gjenerata e dytë, por gjenerata e tretë dhe e katert do të humbasin identitetin kombetar.
I njejti rast tragjik si në Shqipëri po ndodhë edhe në Kosovë dhe viset shqiptare në Maqedoni dhe jug të Serbisë ku jetojnë shqiptaret.
Mbi 50 % e shqiptareve jetojnë jashtë atdheut dhe gjeneratat e treta dhe te katerta qe kanë lindur në në Perendim në Zvicer, Austri dhe Gjermani janë shkolluar në keto vende janë ambientuar me kulturen dhe traditen e ketyre vendeve. Shume shpejte gjeneratat e treta dhe te katerta nuk do te jene me shqiptar por do te behen holandez apo gjerman, sot femijet shqiptar ne mes veti nuk flasin gjuhen e nenes por flasin gjuhen gjermane, angleze, franceze dhe italiane, ky është një fakt i hidhur.
Lëre qe po asimilohen emigrantet shqiptar jashtë atdheut të tyre, por edhe më keq po asimilohen edhe ai 50% që ka ngelur ne trojet tona.
Bile, bile asimilimi më i shpejtë po bëhet te bashkëkombasit tanë që kanë ngelur në atdheun tonë të dashur nëpërmjet globalizmit dhe liberalizmit.
Nataliteti ka renë shumë, shkaku i emigrimeve, shkaku qe vajzat e shqiptareve janë bere k… dhe nuk duan martohen duan ti nderrojnë partneret, keto tipare degjeneruese i përkrahin edhe prinderit e tyre.
Shkurt dhe shqip keshtu si kemi filluar ne do të zhdukemi dhe asimilohemi si popull në kohën e GLOBALIZMIT, shpresojmë që Rusia dhe Kina ta mundin sa me shpejte Perendimin e eger dhe te shpetojmë ne shqiptaret si popull.
Nese duam të shpëtojmë identitetin tonë kombëtar duhet ti rikthehemi vlerave të gjysherve dhe baballarëve tanë, duhet ti kthehemi traditave tona, duhet ti kthehemi vlerave Islame dhe krishtere përndryshe do të zhdukemi si popull.
Të nderuar miq nëna histori na dëshmon me fakte qe para nesh kanë ekzistuar shumë popuj dhe fise që janë zhdukur dhe që nuk ekzistojnë më, shkaku që kanë devijuar nuk kanë ndjekur traditat dhe në fund si rezultat përfundimtar tragjik janë zhdukur.
Pejgamberi ynë i dashur Muhammed Mustafa SAVS na ka porositur ti ruajmë traditat kombltare, sepse një popull që nuk i ruan traditat e gjysherve të tyre zhduket./GazetaImpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress