Digjet fabrika e këpucëve në Laç/ Dëme të shumta, nuk ka të lënduar. Rrezikohen disa banesa

Një magazinë fabrike këpucësh ka marrë flakë mbrëmjen e kësaj të premte në fshatin Shullaz të Laçit. Mësohet se një autobot nafte ka shpërthyer, ndërsa rrezikohet një tjetër të digjet.

Sakaq, raportohet se rrezikohen disa banesa pranë fasonërisë.

Ndërkohë, dy zjarrëfikese janë në vendngjarje, duke luftuar me flakët, që po përhapen nga era e fuqishme.

“Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar. Për shkak të erës së fortë është rrezikuar të përhapet. Flakët kanë djegur plotësisht magazinën”, raportoi ndër të tjera, gazetari i ABC News, Gjergj Figuri.

Në Laç kanë mbërritur zjarrfikëse nga disa qytete pasi era e forte favorizon flakët. Ato janë dislokuar përreth fabrikës pasi ka edhe magazina të tjera pranë saj ndërsa në një distancë rreth 100 metra janë rreth 10 banesa e apartamente.

Banorët kanë lënë shtëpitë dhe kanë dalë në rrugë për të qenë të sigurtë./abcnews.al

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress