A qendron Maryam Rajavi pas zjarrit ne shoqaten Asila?

Diten e djeshme, me 16 shkurt 2024 ambjentet e shoqates Asila ne Tirane jane pershire nga flaket. Zjarri i cili ka shkrumbuar banakun ku behen kafete e shoqates Asila ka shkrumbuar te gjithe ambjentin, duke pezulluar aktivitetin e kafese ne shoqaten qe mbron te drejtat e iranianeve ne Shqiperi. Shoqata ASILA e cila eshte sulmuar vazhdimisht nga organizata muxhahedine ne Tirane, ka qene hale ne sy per Maryam Rajavin, Mehdi Abrishamchin dhe tufat e tjera muxhahedine te Shqiperise.

Maryam Rajavi ka shtyre SPAK-un dhe policine e antiterrorit qe te bastisin zyrat e shoqates Asila ne korrik te vitit 2022, dhe nen urdherin e Gestapos muxhahedine, policia e Blendi Cucit vendosi ne burgim administrativ 6 anetare te Asiles per shkak te aktivitetit te tyre mediak ne denoncim te terrorit muxhahedin. Ne gusht 2022 muxhahedinet e sulmuan shoqaten Asila ne Durres, ne panairin e librit.

Edhe pse kryen nje sulm terrorist te paprecedente, policia e Taulant Balles dhe Blendi Cucit ne asnje moment nuk implementuan ligjin kunder muxhahedineve.

Shiko:
Muxhahedinët e Manzës dhunuan stendën e “Asila” në Panairin e Durrës, Prokuroria mbyll çështjen dhe nuk nis procedim penal

Si pasoje e reprezaljeve policore, burgosjeve, debimeve me dhune per ne Iran te iranianeve qe braktisnin xhihadin etj, Maryam Rajavi ja arriti te shkaterroje shoqaten Asila. Themeluesi i kesaj shoqate, Hasan Heyrani i cili u mbajt i burgosur pa asnje akuze ne qendren e Karrecit nga Blendi Cuci.

Shiko:

Iranians of Albania must chose between the Karrec concentration camp and Maryam Rajavi’s terror camp

u detyrua te arratiset per ne Greqi nga policia e antiterrorit. Duke i burgosur dhe debuar veprimtaret iraniane te Asiles, Maryam Rajavi arriti te zhduke opoziten iraniane kunder sektit te saj ne Shqiperi.

Djegja e djeshme e ambjenteve te Asiles, ndoshta eshte guri i fundit qe Maryam Rajavi dhe banda e saj muxhahedine po bejne kunder opozites iraniane ne Shqiperi. Maryam Rajavi qe e ka nisur historine e sektit te saj me zjarr, terrorizem dhe lufte; ka importuar edhe ne Shqiperi terrorizmin e dhunshem muxhahedin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne