Muxhahedinët e Manzës dhunuan stendën e “Asila” në Panairin e Durrës, Prokuroria mbyll çështjen dhe nuk nis procedim penal

Në mënyrë të habitshme Prokuroria e Durrësit ka vendosur për mosfillimin e procedimit penal ndaj muxhahedinëve të MEK që banojnë në kampin e Manzës, që dhunuan stendën e Shoqatës “Asila” në Panairin e Librit në Durrës.

Vendimi absurd është marrë nga prokurorja Teuta Rrudha, me detyrë prokurore në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë në Durrës.

Ndonëse pranon se në ngjarjen e 17 gushtit të 2022 në panairin e Librit në Durrës, anëtarët e MEK kanë dhunuar stendën e Shoqatës “Asila” dhe kanë hedhur në tokë librat e saj, prokurorja ka vendosur për moafillimin e peocedimit penal ndaj tyre.

Si argument për këtë vendim ajo ka përdorur se aktet e dhunës janë kryer për çështje që kanë të bëjnë me vendlindjen e terroristëve muxhahedinë, Iranin.

Vendimi antiligjor është kundërshtuar nga Shoqata “Asila” e cila pritet të ndërmarrë hapa të tjerë ligjorë kundër dhunës së ushtruar ndaj saj nga anëtarët e MEK të strehuar në Kampin Ashraf 3 në Manzë, në një panair që mbështetej edhe nga Ministria e Kulturës.

Njoftimi i Gazetarit Gjergji Thanasi

Te dashur miq ne 17 gusht 2022 nje kope me muxhahedine (a pack of) sulmoi stenden e Shoqates “Asila” ne Panairin e Librit ne Durres. Keta iranianet e Manzes perdoret dhune fizike te shfrenuar, kercenime verbale dhe me shkrim per vrasje, sic shkruhet edhe ne shkresen e prokurores se nderuar Teute. Iranianet e Manzes hodhen librat nga stenda ne toke perfshire edhe Kuranin. I qelluan librat me shkelma. I bene rrezistence forcave te policise bashkiake dhe te policise se shtetit. Theksoj se panairi mbeshtetej si nga Bashkia Durres edhe nga Ministria e Kultures.
Pas te gjithe ketyre bemave te hordhive muxhahedine, prokuroja e nderuar Teute vendosi mos fillimin e ceshtjes penale (une personalisht kam bere denoncim si pale e demtuar)!!!!
Ka dhjetra FOTO e me se paku 5 video, ku provohet dhuna e iranianeve te ardhur ne Durres nga 25-30 km larg, nga Kampi Ashraf 3 ne Manez. Me tere respektin e duhur detyrohem t’i kujtoj prokurores se nderuar qe Shqiperia ime dhe e saj nuk eshte “Ferma e Kafsheve” e Orwell-it,ku te gjithe kafshet jane te barabarta, por kafshet muxhahedine te Manzes jane me te barabarta se te tjerat!!!!!
P.S.
I kujtoj ish terrorists Rajavi si edhe ish monafeghin te quajtur Commander Rahim se kjo eshte vetem “First Season” ne perballjen tim ligjore me ish terroristet, qe nga Manza cenojne sigurine kombetare te Shqiperise.
Commander Rahim ju nuk me censuroni dot! Eshte cmenduri qe ka ende debile shqiptare e te huaj qe nje ish monafeghin (once monafeghin always a monafeghin) si ju me ndihmen e ndonje individ nga minorancat etno-linguistike ne Shqiperi te mund te me pengoje mua ne betejen time si patriot shqiptare per te mbrojtur sigurine kombetare te Ardhut tim. Commander Rahim nuk ka as trurin dhe as stofen e nje Kim Philby te shekullit XXI.
I kujtoj Commander Rahim se:
It is high time I return to Parsian Evin Hotel and he returns to Evin.
Commander Rahim nice stay at Evin!/gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne