Abbas i bën thirrje KS të OKB-së për formimin e një mekanizmi multilateral për Palestinën

Presidenti i Paslestinës, Mahmud Abbas në fjalimin e tij të mbajtur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së bëri thirrje për formimin e një mekanizmi multilateral dhe njohjen e vendit të tij si anëtare e OKB-së me qëllim gjetjen e zgjidhjes së problemit të Palestinës.

Gjatë fjalimit Abbas vuri theksin në vuajtjet e vazhdueshme të popullit palestinezë për tashmë 70 vjet.

Ai kritikoi Kombet e Bashkuara, duke pohuar se kjo organizatë deri më tani nuk ka qenë e suksesshme në zgjidhjen e çështjes palestineze, ndërsa për Izraelin tha se ky vend e sheh veten mbi të drejtën ndërkombëtare.

Abbas shtoi se mënyra e vetme për zgjidhjen e problemit palestinez është formimi i një mekanizmi multilateral.

Duke vënë theksin në nevojën e anëtarësimit të Palestinës në OKB, ai i bëri thirrje vendeve që nuk e kanë njohur Palestinën si shtet me fjalët: “I thërras vendet që ende nuk e kanë bërë atë, që ta njohin Palestinën si shtet”.

Në mbledhje ishin të pranishëm edhe përfaqësuesja e përhershme e ShBA-së, ambasadorja Nikki Haley dhe Jared Kushner, dhëndëri dhe këshilltari për Lindjen e Mesme i Presidentit, Donald Trump.

Ambasadorja Haley në fjalën e saj të mbajtur në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit e kritikoi OKB-në me të qenit i “njëanshëm dhe joproporcional” në lidhje me çështjen e Izraelit.

Duke vënë në dukje se ShBA-ja nuk është kundër popullit palestinez, Haley tha: “Jemi të vetëdijshëm për vuajtjet e popullit palestinez. ShBA-ja sot këtu zgjat dorën e paqes udhëheqjes së Palestinës. Jeni të shqetësuar nga vendimi i ShBA-së për të transferuar ambasadën e saj në Jerusalem. Ju nuk jeni të obliguar të pëlqeni apo ta miratoni këtë vendim, por duhet ta dini se ky vendim nuk do të ndryshojë. Ju mund të refuzoni rolin paqësor të ShBA-së gjatë bisedimeve, mund të kërkoni mundësi për të ndëshkuar Izraelin në platforma ndërkombëtare, por të gjitha këto nuk do të ju çojnë askund. Duhet të lini mënjanë zemërimin tuaj, të bashkëveproni me ne dhe të zgjidhni një rrugë kompromisi të negociuar me potencial të madh për përmirësimin e jetëve të palestinezëve. Negociuesit tanë ndodhen prapa meje. Janë të gatshëm për tu prononcuar, por ne nuk do të biem pas jush, është zgjidhja e juaj Zt. Abbas”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne