Abuzimi me fondet e BE në SASPAC, arrestohet në Rinas Gazmend Haxhia

Është arrestuar në aeroportin e Rinasit Gazmend Haxhia, një nga personat për të cilin ishte lëshuar urdhër arrest për dosjen e SASPAC.

Ndaj tij kishte masë sigurie arrest në shtëpi, por nuk u ekzekutua pasi Haxhia ndodhej jashtë vendit.

Sapo ka mbërritur në vendin tonë ai është ndaluar nga policia.

Kujtojmë që SPAK e ka vënë biznesmenin nën hetim për dosjen e “SASPAC”. Ai dyshohet si bashkëpunëtor i Ilitpzr Beqes për një pagesë kateringu 40 milionë lekë (të vjetra) te restorant “Gzona” për një organizim prej 600 vetash./tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne