Abuzimi me tenderat, SPAK mbyll hetimet për ish-kryebashkiakun e Bulqizës dhe 10 ish-zyrtarë të tjerë

SPAK përfundon hetimet për ish-kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla dhe 10 ish-zyrtarë të tjerë të bashkisë dhe biznesmenë.

Alla është marrë i pandehur për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për tenderin për reabilitimin e rrjetit të ujësjellësit në një nga lagjet në Bulqizë.

Alla u arrestua për abuzim me një tender me vlerë mbi 2.8 milionë euro, me akuzën e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Më herët ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla kërkoi nga Gjykata e Lartë rekurs të vendimit të marrë ndaj tij, duke kërkuar masën “arrest në shtëpi” por që u rrëzuan. Leftër Alla ka kërkuar të lirohej nga burgu, duke ngritur si pretendim se kishte shqetësime shëndetësore, pasi vuante nga zemra.

Sipas hetimeve, Alla në bashkëpunim me nëpunësit kanë favorizuar një bashkim kompanish që të fitonte tenderin. Kompania fituese në fakt, rezulton se nuk ka kryer punime për kontratën e lidhur me bashkinë, por ato i ka realizuar një firmë tjetër me pronar Aqif Koneshën, që SPAK e cilëson lidhje shoqërore të kryetarit të Bashkisë. 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne