Prokuroria e Posaçme SPAK ka ankimuar vendimin e GJKKO për të pandehurit për inceneratorin e Elbasanit, konkretisht ish -ministrin Lefter Koka dhe ish-deputetin Alqi Bllako. Për Lefter Koken gjykata rrezoi akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe dënoi atë për korrupsion. Ndërkohë SPAK kërkon në Apelin e Posaçëm dënimin e Alqi Bllakos dhe Lefter Kokës njësoj siç është kërkuar në pretencë përkatësisht 10 vite për Kokën e 4 vite për Bllakon.
Alqi Bllako për inceneratorin e Elbasanit ka marre pafajësi, por mbahet ne burg, pasi është dënuar për inceneratorin e Fierit.
Denimet per inceneratorin e Elbasanit
Lefter Koka 8.6 me gjykim te shkurtuar, 5.8
Klodian Zoto 10 vite burg, gjykim i shkurtuar 6.8
Mirel Mertiti 10 me vite, gjykim i shkurtuar 6.8
Stela Gugallja 7 vite, gjykim i shkurtuar 4.8
Alqi Bllako shpallet i pafajshëm
Pellumb Abeshi 4 vjet, gjykim i shkurtuar 2.8
Jonida Zeqo 4 vjet, gjykim i shkurtuar 2.8
Kujtojmë se më 25 shtator u dha vendimi për incneratorin e Fierit. Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg, ndërkohë ish- sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit Alqi Bllako do të vuajë 2 vite e 8 muaj burg për aferën e inceneratorit të Fierit./tpz