Pallati u dëmtua nga tërmeti i vitit 2019, 65 familje në Durrës dalin sërish në protestë

Për të dytën herë brenda një jave trokasin në derën e bashkisë për të marrë një përgjigje për nisjen e riforcimit të pallatit të tyre. Një përfaqësi e 65 familjeve të pallatit nr.15, pranë tregut të vogël industrial në Durrës organizoi protestën e radhës para bashkisë, pasi kërkojnë nisjen sa më parë të punimeve.

Të mbetur pa shtëpi prej tërmetit dhe pa bonus qiraje prej një viti, këto familje ndodhen në vështirësi të shumta ekonomike. Disa prej tyre janë gati të futen në grevë urie, për të tërhequr vëmendjen e strukturave shtetërore për t’i dhënë zgjidhje hallit të tyre.

Prej gati pesë vitesh, ata presin riforcimin e godinës me shkallë dëmi DS4. Sipas bashkisë, pallati nr.15 do të riforcohet me fondet e pushtetit vendor, por para nisjes së procedurave të tenderit, pritet marrja e aprovimit nga Komisioni Shtetëror i Rindërtimit./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne