Afganistan, katër fëmijë të vdekur gjatë një sulmi me mortajë

Së paku katër fëmijë kanë humbur jetën gjatë një sulmi me mortajë në qytetin afgan Gazna.

Zëdhënësi i guvernatorit të Gazna-s, Vahidullah Jumazadeh, deklaroi se për sulmin përgjegjës janë talebanët.

Ai tha se sulmi është kryer në një shesh lojërash në fshatin Lagvat në afërsi të Deh Yaka.

Jumazadeh konfirmoi se gjatë sulmit kanë humbur jetën katër fëmijë, ndërsa tre të tjerë janë plagosur.

Lëvizja talebane mohoi pretendimin mbi sulmin./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne