Afrika e Jugut dënon standardet e dyfishta selektive për shkeljet e të drejtave të njeriut ​

Afrika e Jugut u bëri thirrje vendeve anëtare të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut që të shmangin selektivitetin në dënimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut në gjithë globin.

“Ne kemi vërejtur me interes gjuhën që përdorim ndonjëherë teksa debatojmë për këto çështje në këtë shtëpi. Ndarjet aktuale në Këshillin e të Drejtave të Njeriut mbi shkeljet globale po i pengojnë kombet të përqendrohen te viktimat e të drejtave të njeriut në të gjitha rajonet e botës”, tha ministrja e Jashtme e Afrikës së Jugut Naledi Pandor në fjalimin e saj sot pasdite.

Ajo tha se kur disa anëtarë flasin për konfliktin Rusi-Ukrainë, ata e quajnë atë “agresion rus”, por kur përshkruajnë luftën e vazhdueshme izraelite në Gaza, që nga 7 tetori, ata e quajnë atë “lufta e Izraelit kundër Hamasit”. “Në implikim të gjuhës sonë, të gjithë palestinezët e pafajshëm janë anëtarë të Hamasit dhe meritojnë të vriten”, tha ajo, duke shtuar se ky është një interpretim i çuditshëm nga disa folës në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Pandor u kërkoi udhëheqësve botërorë që të shmangin standardet e dyfishta dhe të trajtojnë të drejtat e njeriut drejtpërdrejt dhe me vendosmëri, pa qenë selektivë. “Të gjithë ne kemi për detyrë të sigurojmë që Këshilli i të Drejtave të Njeriut të jetë gjithmonë i përshtatshëm dhe relevant për qëllimin”, tha ajo.

Pandor tha se ka nevojë për të kapërcyer pikëpamjen se “nëse nuk je me ne, je kundër nesh”. Kryediplomatja afrikano-jugore tha se demokracia kushtetuese e vendit të saj, i cili do të shënojë 30-vjetorin në prill, funksionon si një udhërrëfyes për politikën e jashtme të vendit. Ajo tha se ishte frymëzuar nga Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut e OKB-së e vitit 1948.

“Ligji ynë i të drejtave të Afrikës së Jugut njeh cilësinë, dinjitetin dhe vlerën e çdo personi. Ne siguruam që kur shkruam Kushtetutën që ligji ynë i të drejtave të mos ishte i një standardi më të ulët se instrumentet ligjore ndërkombëtare”, tha ajo. Afrika e Jugut ka mbrojtur fuqishëm të drejtën palestineze për vetëvendosje dhe në fund të vitit të kaluar e çoi Izraelin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë duke e akuzuar atë për gjenocid në Gaza./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne