Ajola Xoxa ankohet për kontrollin në Sky Tower, 5 orë pyetje nga prokurori i SPAK

Bashkëshortja e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Ajola Xoxa, ka ankimuar kontrollin e fundit të ushtruar nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, në një ambient në zonën e Bllokut, konkretisht në godinën Sky Tower.

Përmes avokatit të saj, Xoxa ka dorëzuar në shkallën e parë ankim, ku kundërshton kontrollin e datës 14 janar në një godinë të regjistruar si apartament, por që përdorej si magazinë për mbajtjen e sendeve personale.

Nga kontrolli i dytë i ushtruar me urdhër të SPAK për llogari të hetimeve që po kryen prokurori Ols Dado, agjentët sekuestruan disa sende, mes tyre materiale që pritet t’i shërbejnë hetimit.

Më herët janë ushtruar kontrolle edhe në banesën e Arbër Veliajt, në zyrën e tij, si dhe iu është ushtruar kontroll personal Ajola Xoxës, ku me urdhër të organit të akuzës iu sekuestrua aparati celular.

Kontrollet u firmosën nga gjyqtarja Atalanta Zeqiraj. Për të dhënë shpjegime lidhur me këtë hetim, në SPAK janë paraqitur Erion Veliaj dhe gruaja e tij, Ajola Xoxa, ku u pyetën për rreth 5 orë nga prokurori Ols Dado.

Hetimet për korrupsion/ Bashkëshortja e Veliajt, ankimon kontrollin

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne