Aksident i rëndë në Vlorë/ 35-vjeçarja humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në lumë bashkë me dy fëmijët

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40, në fshatin Lepenicë, ku sipas policisë, shtetasja A. A., rreth 35 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga, duke rënë në lumë.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe dy fëmijët që udhëtonin me të.

Të tre shtetasit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne