Aksident në Librazhd-Elbasan! Shtetasi i huaj humb jetën, disa të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin kombëtar Librazhd–Elbasan, në zonën e Xibrakës, ku disa automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë të paktën katër automjete. Si pasojë e përplasjes së fortë, disa persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një shtetas i huaj ka humbur jetën.

Ndërkohë, forcat e policisë dhe ekipet e emergjencës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, si dhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor./lapsi.al

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne