Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 01:00 të pasmesnatës në lagjen nr. 2 të Sarandës, në zonën e njohur si “Kryqëzimi i Mish-Peshkut”.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, një “Audi” SQ5 me targa AB531SZ dhe një “Toyota” Yaris me targa AB956SG, të cilat janë përplasur me forcë. Si pasojë, janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve, Dilaver Halo dhe Rikardo Bello, të dy 20 vjeç.
Të rinjtë janë transportuar menjëherë në spitalin e Sarandës, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas janë larguar nga ambientet spitalore. Sipas burimeve, të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nga përplasja, të dy mjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Policia e Sarandës ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./syri