Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në Bulevardin e Palmave në Lushnjë, ku janë përfshirë katër automjete dhe një motoçikletë. Përplasja shkaktoi dëme materiale, por për fat të mirë nuk pati të lënduar.
Ambulanca mbërriti në vendngjarje për të kontrolluar gjendjen shëndetësore të personave të përfshirë, ndërsa policia po punon për dokumentimin e aksidentit dhe normalizimin e trafikut në zonë. Shkaqet e përplasjes janë ende në hetim./tpz