“Akt i qartë armiqësor”: Iraku dënon sulmet e SHBA-së ndaj objekteve të saj ushtarake

Qeveria irakiane dënoi shënjestrimin e lokacioneve të saj ushtarake nga SHBA-ja, duke e cilësuar atë si “akt të qartë armiqësor”.

Në një deklaratë, zyra e mediave e kryeministrit irakian Mohammad Shia al-Sudani tha se akti i SHBA-së “bie ndesh me ndjekjen e interesit të ndërsjellë të qëndrueshëm në vendosjen e sigurisë dhe stabilitetit” dhe hodhi poshtë justifikimin e SHBA-së për sulmin si përgjigje ndaj sulmeve irakiane ndaj bazave amerikane.

Deklarata thekson se sulmet e SHBA-së rezultuan në vrasjen e një anëtari të shërbimit ushtarak dhe plagosjen e 18 të tjerëve, duke përfshirë civilë. Të hënën vonë, Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së tha se forcat ushtarake amerikane “kryen sulme të nevojshme dhe proporcionale në tri objekte në Irak të përdorura nga Kataib Hezbollah dhe grupet e lidhura me të”.

Ai shtoi se këto sulme ishin “përgjigje ndaj një serie sulmesh kundër personelit amerikan në Irak dhe Siri nga milicitë e sponsorizuara nga Irani”. Një seri sulmesh, nga grupet e mbështetura nga Irani në Irak dhe Siri, kanë ndodhur në bazat ushtarake amerikane dhe interesat izraelite si në Irak, ashtu edhe në Siri gjatë javëve të fundit. Sulmet kundër bazave amerikane besohet të jenë në përgjigje ndaj mbështetjes së SHBA-së për Izraelin në luftën e tij vdekjeprurëse në Gaza./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne