Ushtarët izraelit vranë 2 palestinezë në Bregun Perëndimor

Dy palestinezë, mes tyre një fëmijë, u vranë si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Në një deklaratë nga Ministria palestineze e Shëndetësisë, thuhet se 17-vjeçari Ahmed Yagi dhe 31-vjeçari Ibrahim al-Titi u vranë nga zjarri i hapur nga ushtarët izraelitë në qytetin El-Halil të Bregut Perëndimor.

Numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e forcave izraelite dhe kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori, kur ushtria izraelite nisi sulmin e saj në Rripin e Gazës, është rritur në 305./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne